Laçi 6-1 Teuta

Laçi dhe Teuta e bëjnë 7+, kurbinasit 'çmontojnë' djemtë e Longos (GOLAT)

15 Shtator 2023, 18:03
  • Share

Superliga mbylli javën e tretë. Laçi mundi këtë të premte 6-1 Teutën, në një ndeshje që edhe në sekondat e fundit u prodhuan dy gola. Ndeshja nisi me gola, teksa Sobouale në të 11 minutë dhe Ujka në të 27 minutë shënuan për Laçin, duke mbyllur 2-0 pjesën e parë.

Fraksioni i dytë ishte me "lumë golash". Uilliam në të 55, Bajramaj në të 61 dhe Ujka në të 79 minutë dërguan shifrat në 5-0. Teuta u kujtua vonë, me Gjatën që shënoi në minutën e 90+2. Në aksionin pasardhës, ishte Myrta që i dërgoi shifrat në 6-1.

Pas javës së tretë, Laçi me katër pikë mban vendin e gjashtë, teksa Bejzade shijon fitoren e parë në stol. Nga ana tjetër, me dy ndeshje të luajtura Teuta ka një pikë, për vendin e parafundit. Kryeson Tirana me shtatë pikë, ndjekur nga Skënderbeu dhe Egnatia me gjashtë pikë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?