Laçi triumfon dhe 'fundos' Dinamon! 'Paqe' mes Teutës dhe Vllaznisë, Partizani nuk fiton dot as me vendin e fundit

17 Prill 2022, 19:35| Përditesimi: 17 Prill 2022, 19:39

  • Share

Është mbyllur me plot emocione sfida mes Laçit dhe Dinamos, ku vendasit triumfuan me rezultatin 2-1. 

Sfida u zhbllokua vetëm pas 35 sekondash nga starti i lojës, ku Saliu Guindo shënoi duke mposhtur portierin Simon Simoni. Dinamo u kundërpërgjigj më pas duke barazuar me debutuesin 19-vjeçar, Devid Fejzulla. Më tej në minutën e 86′ ishte Dejan Zarubica, i cili i dha fitoren Laçit duke shënuar me penallti, pas kontaktit që kishte Julian Shehu me Rexhinaldon në zonë.

Teuta dhe Vllaznia janë ndarë në barazim sot në Durrës, ku në pjesën e parë gjithçka u mbyll në paqe. Ndërsa në të dytën miqtë kaluan në avantazh. Pas një prekje topi me dorë në zonë, Latifi kaloi në avantazh shkodranët me penallti, e ndërsa Teuta nuk u dorëzua dhe barazoi në minutën e 9-të të shtesës në fundin e ndeshjes me Ivanoviç.

Edhe Partizani nuk shkoi më shumë se barazimi përballë Skënderbeut në sfidën e luajtur në Elbasan. Sfida mes dy ekipeve u mbyll pa gola të shënuara, me skuadrat të cilat u ndanë me nga një pikë.

G.B./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?