Kërkesa e të Dërguarit Special të BE, Miroslav Lajçak për ndryshimin e Kushtetutës Kosovare për të mundësuar krijimin e Asociacionit të komunave serbe, ka ngjallur reagime të shumta në Kosovë . Në një intervistë për Report TV, analisti politik Arton Demhasaj thotë se një kërkesë e tillë është e papranueshme qoftë për faktin se cenohet vendi, por edhe për faktin se një kërkesë e tillë është bërë në Serbi.
“ Është thënë qartë se ajo që është premtuar duhet të realizohet, përfshirë Asociacionin. Është e logjikshme që të ndryshojë Kushtetuta. Nuk ka thënë askush se nuk guxon të ndodh. Kushtetuta nuk është Bibël” është kjo deklaratë e të dërguarit special për Dialogun Kosovë-Serbi, gjatë konferencës me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, e cila ka ngjallur reagime të shumta në Kosovë. Në një intervistë për Report TV, analisti Arton Demhasaj u shpreh se reagimet me së shumti po bëhen për shkak të vendit ku foli Lajçak.
” Kjo deklaratë po diskutohet në aspektin negativ, sepse në Prishtinë nuk ka pati asnjë deklaratë të tillë. Një gjë e tillë u përmend në Serbi, në takim me presidentin serb Vuçiç, duke dhënë kështu shenja se kushtetuta e Kosovës të ndërrohet në Serbi. Në vend që të kërkohet ndryshimi i Kushtetutës së Serbisë. Lajçak nuk kërkon ndryshimin e kushtetutës së Serbisë, e cila ka të shkruar në preambulën e saj që Kosova është pjesë e saj", tha Arton Demhasaj.
Por kjo sjellje ka shkaktuar shqetësim jo vetëm në popullatë por edhe në mesin e liderëve politikë.
" Pas deklaratës së Lajçak në Beograd se duhet të ndryshohet kushtetuta kanë reaguar të gjithë opinioni politik kosovar. Ka reaguar edhe kryeministri kosovar Avdullah Hoti, lideri i partisë në pushtet LDK-së, po ashtu edhe drejtues të Vetëvendosjes. Të gjithë u shprehën të të njëjtit mendim se nuk duhet të lejohet ndryshimi i kushtetutës së Kosovës, për ti krijuar hapësirë Asociacionit të Komunave Serbe, me kompetenca ekzekutive që do të krijonte një nivel të tretë të pushtetit në Kosovë", tha Demhasaj.
Demhasaj e thekson se një deklaratë e tillë do të mund dëmtojë dialogon mes palëve
“ Prandaj mendoj se kjo është tejet e rrezikshme dhe një pengesë në dialogun e mëtejshëm të dialogut Kosovë-Serbi, sa kohë emisari vetë i dërguari i BE, në Prishtinë bën deklarata të tjera ndërsa në Serbi të tjera. Madje kërkon nga Beogradi diçka që ka të bëjë me Kosovën," theksoi analisti kosovar.
Analisti thotë se qendrime të tilla nga përfaqësues të një rangu të lartë ndërkombëtar, nxisin pakënaqësi në shoqërinë kosovare.
"Rreziku që institucionet tona të pranojnë një gjë të tillë është shumë i madh. Prandaj mendoj se duhet të kemi kujdes dhe ti bëjmë presion qeverisë dhe delegacioni tonë që të mos hyjë në një aventurë të tillë “.
Lajcak PAS "HAPIT TE PARE", NDRYSHIIMIN E KUSHTETUTES, DO TE KERKOJE NDRYSHIMIN E IDENTITETIT KOMBETAR NGA SHQIPT AR NE KOSOVAR,DUKE U MBESHTETUR NE PERKRAHJEN EDHE TE DISA SHQIPTAREVE TANE.
PërgjigjuOre po te ishte per keta legenat e BE ne nuk egzistonim si shtet po te mos ishte USA E MADHE! Qoft Hollanda qofte Franca dhe ca pushta te tjere! Nje gje duhet te dime ne qe keta ne BE nuk na fusin kurre!! Ndaj duhet te behemi bashke te gjithe te besojme tek njeri tjetri dhe ne besen tone me pune dhe perkushtim te bejme perpara duke i sjelle mirqenien popullit tone! Neser pasneser do na thone pranoni kete pranoni ate! Por po jemi bashke dhe zhvillohe.inuk do ja kemi nevojen fare! Fuck you EU+
Përgjigju