Kronikë

Kapen 324 kilogramë kokainë në Portin e Durrësit! Kamioni hyri nga Qafë-Thana ku rezultoi i pastër, u mbush në Shqipëri me destinacion final Napolin! Shoferi 40-vjeçar i prangosur: Nuk di gjë

Një tjetër goditje e fortë e autoriteteve ligjzbatuese në Portin e Durrësit çoi në sekuestrimin e një sasie shumë të madhe kokaine, plot 324 kilogramë e 400 gramë, drogë që kalonte tranzit në territorin shqiptar me destinacion Italinë.

Pako të ambalazhuara me firma të njohura parfumesh apo klubesh sportive por edhe një 'deja vu' me ëhiskin e famshëm brazilian, me të cilin ishte ambalazhuar sasia 400 kilogramë e kapur në Kosovë 17 majin e kaluar, u gjetën nga policia e Durrësit në serbratorin e një kamioni me targa të huaja, ndërkohë që është prangosur shoferi 40-vjeçar i mjetit, me shtetësi të Maqedonisë së Veriut Nazif Ajrofski. Vetë i arrestuari nuk e ka pranuar të kishte dijeni për sasinë e drogës ndërkohë që ka thënë se transporton materiale ndërtimi.  

Kamioni me targa maqedonase dhe shoferi Nazif Ajrofski ndodheshin në Shqipëri prej 2 ditësh. Sa i përket itinerarit të ndjekur fillimisht u mendua se është nisur nga Belgjika për të mbërritur në Serbi dhe më pas në Maqedoninë e Veriut, por burime zyrtare bëjnë me dije se kamioni ka hyrë në territorin shqiptar përmes pikës kufitare të Qafë Thanës, ku nga kontrolli në skaner rezultoi i pastër. Kjo ka rritur dyshimet e policisë se sasia e drogës mund të jetë mbushur në Shqipëri. 

Aksioni është ndërmarrë nga Task Forca permanente e përbashkët e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e DVP Durrës dhe autoritetet doganore të Portit. Mësohet se kamioni me targa të Maqedonisë së Veriut po kalonte tranzit me destinacion Italinë.

Kamioni aktualisht është në sekuestro policore ndërkohë që autoritetet italiane kanë marrë njoftim nga homologët shqiptarë dhe kanë ushtruar kontrolle respektive në Napoli, i cili ishte destinacioni final.

Kujtojmë se 1 muaj më parë, shtatë ishin të arrestuarit gjatë aksionit ku u sekuestruan 400 kilogramë kokainë në Kosovë, drogë e cila kaloi nga Porti i Durrësit. Për Izet Sheqirin, Kadri Sheqirin, Kadri Ibrahimit, Fehmi Bytyqit, Faton Vrajollit, Enver Belegut dhe Bajram Maliqit, janë dënuar me paraburgim për veprat penale: “Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit criminal të organizuar”, “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, dhe “Mbajta ne pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ndërkohë që më 10 prill një tjetër sasi prej 143 kg kokainë e ndarë në 120 pako është kapur nga Policia Shqiptare. Kokaina është gjetur në një konteinier të mbushur me banane për llogari të kompanisë shqiptare 'Masabi Fruits' me seli në Kombinat të Tiranës, në anijen 'Dance' që u nis nga Ekuadori dhe mbërriti të shtunën në Durrës. Pakot e kokainës kishin të stampuar foton e Pablo Eskobar, narko-trafikantit kolumbian  si dhe shënimet "El mejor" (më e mira) dhe "Viejon" (i moshuari) dhe ishin të mbështjella me natriban kaf dhe të zi. Konteineri ku u gjet droga është shkarkuar nga anija e konteinerëve ”Dance”, anije me flamur portugez që vinte në Durrës pas ndalesës në portin grek të Pireut. Policia ka arrestuar në flagrancë dy ortakët e kompanisë 'Masabi Fruits' Klajdi Xibraku e Erion Peti.

Ndërsa  më 1 prill, në Portin e Durrësit u kap një tjetër sasi më e vogël, 49 kg kokainë, që vinte nga Amerika Latine në një konteinier me banane në pronësi të Selim Çekaj, babai i Arbën Çekaj, ky i fundit i dënuar me 14 vite burg për sasinë 613 kg kokainë në 2018. Të dy ndodhen aktualisht në burg.

 

 

VIDEO Raportimi i gazetarit Artur Korrikut

 

VIDEO Raportimi i gazetarit Sokol Dema

Ora 21:11
324 kg kokainë, kamioni erdhi bosh nga Qafë-Thana dhe u mbush në Shqipëri

 

Kamioni në të cilin u sekuestrua sot 324 kilogramë kokainë ka hyrë në Shqipëri përmes pikës së kalimit kufitar në Qafë-Thanë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se në këtë pikë ka rezultuar i pastër dhe dyshohet se droga është mbushur në Shqipëri.  

Kamioni ka qëndruar dy ditë në Tiranë.

Ora 18:07
Drejtonte kamionin ku u kapën 300 kg kokainë, ja kush është shoferi nga Maqedonia

Drejtonte kamionin ku u kapën 300 kg kokainë, ja kush është shoferi nga Maqedonia

Personi në foto është 40-vjeçari Nazif Arjovski, shoferi i kamionit, i cili është vënë sot në pranga pasi në mjetin që po drejtonte për të kaluar nga Porti i Durrësit drejt Italisë u gjetën 300 kilogramë kokainë.

Vetë Arjovski ka thënë se ai nuk dinte gjë për drogën në serbrator dhe se ishte thjesht një punëtor që transportonte materiale ndërtimi.

Ora 17:53
U gjetën 300 kilogramë kokainë në serbrator, ja kamioni i kapur në Portin e Durrësit

 

Pamjet e mësipërme janë siguruar nga Report Tv dhe tregojnë kamionin e sekestruar në Durrës nga policia pasi i janë gjetur 300 kilogramë kokainë në serbrator.

Kamioni është në sekuestro policore.

1624030832_VRIMA.jpg

Ora 17:26
Ja kamioni me targa të huaja që po transportonte kokainën, u gjet në serbrator dhe kabinë

E gjithë droga e sekuestruar nga autoritetet në Portin e Durrësit është gjetur në kabinën dhe serbratorin e kamionit, pra në kokë e mjetit të rëndë.

Asnjë gramë drogë nuk është gjetur në pjesën e pasme të kamionit.

1624029759_KAMIONI2.jpg

Ora 17:05
E njëjtë me 400 kilogramët që u kapën në Kosovë, një pjesë e drogës në Durrës me ambalazh imazhin e Whiskyt të famshëm brazilian

1624028527_droga1.jpg

Report Tv ka zbardhur detaje të reja nga operacioni ku u sekuestruan sot 300 kilogramë kokainë në Durrës. Një pjesë e drogës ka pasur si ambalazhim të njëjtën logo si droga e kapur më 17 maj në Kosovë dhe që kaloi nga Porti i Durrësit. Bëhert fjalë për  400 kg kokainë në Lipjan. Siç shihet edhe nga pamjet kokaina ishte e mbështjellë me imazhin e ëhiskyt të famshëm brazilian 'Vleho Barriero'.

Ora 16:52
300 kilogramë në Portin e Durrësit, zbardhet dëshmia e shoferit: Transportoj materiale ndërtimi, nuk di gjë

1571298616_autoa5t5a4tatat1543222974.jpg

Është zbardhur dëshmia e Nazif Ajrofski, shoferit të kamionit ku është zbuluar kokainë e sekuestruar sot në Durrës.  

"Nuk kam dijeni për kokainën, unë transportoj materiale ndërtimi".

Kamioni me targa maqedonase dhe shoferi Nazif Ajrofski ndodheshin në Shqipëri prej 2 ditësh.  

Ora 16:48
Droga në Portin e Durrësit, zbulohet identiteti i shoferit dhe itinerari i kamionit

 

Nazif Ajrofski është shoferi i kampionit në të cilin është gjetur 300 kilogramë në Portin e Durrësit. Report Tv ka mësuar se ai ka mohuar dijeninë e tij për drogën duke thënë që është thjesht një punëtor.

Sa i përket itinerarit të ndjekur nga kamioni gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se është nisur nga Belgjike për të mbërritur në Serbi dhe më pas në Maqedoninë e Veriut.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?