Lajm i madh: Shqiptarët që jetojnë jashtë do të votojnë!!!

25 Korrik, 12:01| Përditesimi: 25 Korrik, 12:24

  • Share

Ky është lajmi, por çfarë fshihet pas lajmit?

Shqiptarët që jetojnë jashtë u larguan të dëshpëruar nga politika e Tiranës, sepse nuk ju ofrojë asgjë për vite me radhë!

Shqiptarët që jetojnë jashtë kanë mbajtur për vite me radhë ekonominë shqiptare dhe familjet e tyre, pa kërkuar asgjë në këmbim!

Shqiptarët që jetojnë jashtë kanë investuar duke ndihmuar në modernizimin e Shqipërisë dhe sidomos edhe në fushën e turizmit që sot quhet sektori më I suksesshëm i ekonomisë shqiptare.

Shqiptarët që jetojnë jashtë lind shqiptarë të rinj, por atyre nuk u takon bonusi si fëmijët që lindin e rriten në Shqipëri.
Shqiptarët që jetojnë jashtë, edhe pse kanë punuar në Shqipëri, kanë derdhur kontribute shoqërore e janë në pension, nuk do të përfitojnë nga rritja e pensionit, sepse jetojnë pikërisht jashtë.

Tashmë, shqiptarët që jetojnë jashtë, edhe pse Partitë Politike kanë fonde nga KQZ, edhe pse kjo e fundit ka të akorduar buxhet nga buxheti i shtetit falë edhe kontributit edhe të atyre që jetojnë jashtë, nëse duan të votojnë duhet të paguajnë koston e votimit. Pra atë të postës. Ndërsa Shqiptarët që jetojnë në Shqipëri nuk duhet të paguajnë asgjë për votën.

Pra, Shqiptarët që jetojnë jashtë, duhet të paguajnë përsëri që të zgjidhen deputet ata që jetojnë në Shqipëri, që nuk kanë asnjë lidhje me emigracionin dhe as me problematikat që kanë ata që janë emigrantë.

Hajt pra ta gëzojmë këtë drejtë Kushtetuese që politika përsëri na e shiti me lekë!

PS. Kush nuk ka lekë në emigracion, sepse për shkak të emigracionit, jo të gjithë kanë mundësi, privohen nga e drejta për të ushtruar votën e tyre në zgjedhje!

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nje shqiptar: 25/07/2024 14:47

    Drafti per votimin e diaspores eshte hartuar ne menyre te tille qe diaspora te mos votoje. Shihet ne afatet qe jane vendosur per te votuar, ne marrjen dhe dergimin me poste, ne shpenzimin e dergimit me poste te pershpejtuar qe sigurisht do te jete nje klient i zgjedhur nga qeveria etj. etj. Daspora duhet dhe eshte plotesisht e mundur te votoje ne menyre eletronike permes eAlbania ose nje link i KQZ. Rregjistrimi dhe votimi duhet te jene te shperndare ne intervale kohe shume me te gjate se 48 ore. etj . etj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?