Bota

Lajm i mirë për studenten italiane, i injektohen 4 doza jo 6! Ekspertët: Studimet kanë treguar se trupi ka tolerancë për një sasi të tillë!

11 Maj 2021, 13:46| Përditesimi: 11 Maj 2021, 13:50

  • Share

Lajmi që një vajzë italiane mori 6 doza të vaksinës anti-COVID, po bën xhiron e botës, megjithatë orët e fundit ka ardhur një lajm i mirë për të renë.

Virxhinia, nuk kishte marrë 6 por 4 doza të vaksinës dhe provat kanë treguar se trupi shfaq tolerancë deri në katër doza.

"Është një zbulim i rëndësishëm, shpjegojnë ekspertët e spitalit NOA në Massa sepse eksperimentet mbi vullnetarët njerëzorë të Pfizer kanë treguar tolerancë deri në katër doza, përtej kësaj sasie nuk ka siguri rreth efekteve anësore".

Në dëshminë e infermieres theksohet se ajo kishte mbushur shiringën e bindur se tretësira ishte holluar më parë.

  "Mora shishen dhe mbusha shiringën, e bindur se tretësira ishte holluar, pasi kisha injektuar dozën, kuptova se kishte pesë shiringa të tjera dhe kuptova se vaksina nuk ishte e holluar sipas procedurës ".

Shishja origjinale, përmban përbërësin aktiv që duhet të hollohet me tretësirën fiziologjike për të përgatitur gjashtë injeksione.

Ndërkohë që një shiringë më e madhe përdoret për hollim. "Unë isha i bindur se hollimi ishte kryer tashmë," përsëriti infermierja.

Infermierja është në shok, edhe pse e vlerësoi gjestin e Virxhinias dhe nënës avokate që e fali atë dhe madje kërkoi ta takonte. Ndërkohë, studentja e psikologjisë klinike, është në gjendje shëndetësore më mirë.

"Ajo gjithmonë ka pak dhimbje koke, lodhje dhe dhimbje, por është më e qetë," tha nëna e saj në një intervistë për mediat vendase.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?