Ndarja nga jeta e ish-trajnerit të Kombëtares shqiptare Otto Baric sipas Dukës është një lajm i trishtues, pasi përveç aftësive profesionale ai ishte edhe një njeri shumë i mirë. Presidenti i FSHF-së thotë se ka mësuar shumë nga periudha që Baric ishte trajner i kombëtares, ndërsa i shpreh ngushëllimet familjes së kroatit dhe federatës së futbollit të këtij vendi.
“Mësova me trishtim lajmin për ndarjen nga jeta të ish-trajnerit të Shqipërisë dhe mikut tonë, Otto Bariç. Ai ka qenë një nga trajnerët më të mirë që ka patur Shqipëria. Padyshim një ekspert, por dhe një njeri shumë i mirë. Koha që bashkëpunuam kur ai drejtoi kombëtaren e Shqipërisë, ka lënë mbresa dhe kujtime të pashlyera. Kam pasur gjithmonë vlerësimin maksimal për të. E kam thënë në shumë ambiente, por e thempërsëri, kam mësuar shume nga bashkëpunimi me Otton në të gjitha këndvështrimet. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, Federatën Kroate të Futbollit dhe miqtë e tij të shumtë. Gjithmonë i paharruar, Otto!”-shkruan Baric.
Lajmi kryesor:
Shuhet legjendari kroat Otto Baric, koronavirusi i merr jetën ish- trajnerit të Shqipërisë
B.K./ReportTv.al