Lajm shokues për Genoan, 14 pjesëtarë të ekipit rezultojnë të infektuar me koronavirus

28 Shtator 2020, 21:32| Përditesimi: 28 Shtator 2020, 21:35

  • Share

Lajm shokues për Genoan. Pas portierit Perin dhe mesfushorit Shone kanë rezultuar pozitiv me koronavirus edhe 12 pjesëtarë të tjerë të ekipit. Bëhet fjalë për 8 futbollistë në total dhe 4 pjesëtarë të stafit teknik.

Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë klubi pa specifikuar emrat.

Të dielën Genoa luajti kundër Napolit ndaj të cilit humbi me rezultatin 6 me 0, ndërsa ndeshja e ardhshme është të shtunën me Torinën, por nuk dihet nëse do të luhet.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?