Ka prej 3 ditësh që në Komisionin Qendor të Zgjedhjeve po zhvillohet një proces i kërkuar nga opozita për të hapur kutitë e materialeve zgjedhore, por deri tani asnjë zhvillim thelbësor nuk është raportuar.
Kanë qarkulluar fake newse dhe mjergulla informative me gjëra krejt të parëndësishme dhe jo kryesore të procesit.
Hapja e kutive të materialeve zgjedhore, si gjënë kryesore kanë procesverbalet e firmosura nga të gjithë anëtarët e Komisionit të Qendrës së Votimit.
Procesverbale, të cilat janë dokumente autentike zyrtare që mbesin në Arkivën e Shtetit si dëshmi e një procesi vital e primar siç janë zgjedhjet.
Procesverbali i parë e më i rëndësishëm që dëshmon mbi zhvillimin në fjalë, pra me votimin, është procesverbali i zgjedhësve.
Në një Qendër Votimi, ka një listë zgjedhësish që KZAZ ka ndarë për QV, që do të duhet të votojnë në ditën e votimit.
E në këtë rast, votuesit, në momentin e ushtrimit të një prej të drejtave themelore kushtetuese, kur paraqiten para qendrës së votimit, firmosin përbri emrit të tyre, ku ndodhet numri rendor, numri i ID dhe firmos.
Pas kësaj, votuesit i jepet një fletë votimi, të cilën qytetari pasi shkon në dhomën e fshehtë e hedh në kuti.
Në fund të procesit, pra kur mbyllet votimi, Komisioni i Qendrës së Votimit harton një procesverbal ku thekson se sa zgjedhës kanë marrë pjesë në votim, krahasuar me listën e votuesve, procesverbal, që e bashkangjit së bashku me listën e votuesve dhe e vendos në kutinë e materialeve zgjedhore.
Ndërkaq, në procesverbal shënohet numri i fletëve që ka sjellë KZAZ në QV dhe sa janë përdorur e sa kanë tepruar.
Edhe për këto ka një procesverbal të veçantë ku firmosin të gjithë anëtarët e QV.
Pra dokumenti origjinal dhe autentik që përfaqëson materialet zgjedhore në kutine përkatëse janë procesverbalet dhe listat përkatëse.
Në këto zgjedhje është shtuar si elementë shtesë lexuesi elektronik, i cili ishte si një projekt pilot, por edhe sikur mos të ishte i tillë, lexuesi elektronik vlen për çështje të ofrimit të të dhënave të shpejta të teknologjisë, në lidhje me pjesmarrjen në votime.
Megjithatë, të dhënat e ofruara nga lexuesi elektronik, janë të pasqyruara në serverin qëndror të KQZ-së, që nuk kanë lidhje me kutinë e materialeve.
Lexuesi elektronik nuk është pjesë e materialeve të qendrës së votimit, por pjesë e korpusit teknelogjik që KQZ ka zbatuar në të gjithë vendin.
Që siç e dimë, ishte hera e parë, pati edhe çështje të ngecjes etj, por gjithsesi, lexuesi nuk është dokument i QV por instrument teknologjik i KQZ-së.
Të vetmit dokumente zyrtare janë procesverbali i QV, lista e QV dhe procesverbalet e fletëve të votimit, së bashku me shënimet përkatëse që anëtarët kanë vërejtur dhe kanë të drejtë t’i shënojnë.
Ja kaq e thjeshtë është. Të tjerat janë të gjitha fake new-s, lajme të rreme.
Në fund të procesit të rishqyrtimit të materialeve zgjedhore bëhet një procesverbal, mbi të cilat ka vendimarrje nga KAS, apo edhe strukturat e tjera që parashikon Kodi Zgjedhor.
Por thelbi është dëshmia mbi dokumentet në kutinë e materialeve.
Është hera e parë që ndodh një gjë e tillë. Në 2009, për të hapur materialet e vetëm QV të Ruzhdies, vendit dhe fletëve të votimit ju vu zjarri në Lundër…