Lirohet nga burgu ish-deputeti Mark Frroku, Gjykata i 'fal' 1.5 vite nga dënimi për 3 vepra

10 Maj 2018, 15:01| Përditesimi: 10 Maj 2018, 19:17

  • Share

Gjykata e Fierit liron ish-deputetin Mark Frroku. Frroku ishte dënuar me 7.6 vite burg për fshehje pasurie, pastrim parash dhe ndërtim pa leje. Që nga momenti i ndalimit (2015) e deri me sot, Frrokut i kishin mbetur pa shlyer rreth 1.5 vite burg, të cilat konvertohen në shërbim prove. Frroku u akuzua edhe për një vrasje në Belgjikë, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1999, por akuzat për këtë krim ranë për mungesë provash, ndërsa ish-deputeti deklaroi disa herë me radhë se ai nuk kishte gisht në këtë ngjarje.

Gjykata njohu pafajësinë e Mark Frrokut për këtë akuzë. Ish-deputeti i PKD u arrestua në vitin 2015 pas atentatit të pretenduar të Tom Doshit, ku u ndalua për deklarim të rremë. Ndërsa më pas ndaj tij u ngritën me radhë akuzat e fshehjes së pasurisë, pastrim parash dhe ndërtim pa leje. 

Taktika e Frrokut për të dalë nga burgu
Ish-deputeti Mark Frroku ka zgjedhur një taktikë të veçantë për të dalë nga qelitë e burgut të Fierit, pasi në datën 16 prill 2018, Frroku, nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës i është drejtuar me një kërkesë për ulje dënimi, gjykatës së Fierit. Por kërkesa për ulje dënimi është depozituar dy herë në sekretarinë gjyqësore të gjykatës së Fierit, dhe kjo ka ndodhur në të njëjtën datë në 16 prill 2018. Shqiptarja.com mëson nga burime pranë prokurorisë së Fierit se Frroku ka bërë dy kërkesa me objekt “Lirim para kohe me kusht”, dhe se nga hedhja e shortit elektronik këto kërkesa të bëra nga ish-deputeti Frroku, i kanë rënë për shqyrtim gjyqësor gjyqtarëve Matilda Shalla dhe Adelina Zarka.

Kjo e fundit mori e para në shqyrtim kërkesën e Frrokut, ku konstatoi se as ish-deputeti i dënuar për ndërtim pa lejë dhe pastrim parash por edhe avokati i tij Tonin Prendi nuk ishin paraqitur në sallën e gjyqit, megjithëse kishin marrë dijeni për zhvillimin e seancës gjyqësore në datën 2 maj 2018. Përfaqësuesi i IEVP, Fier, Loreta Kruja në lidhje me këtë kërkesë të dënuarit Mark Frroku deklaroi se:“…ky i dënuar ka depozituar një kërkesë tjetër me të njëjtin objekt,e cila është duke u gjykuar në po këtë gjykatë nga Gjyqtare Matilda Shalla…”.

Nga verifikimi i kryer në sistemin ICMIC me të cilin operon Gjykata,rezultoi se në Gjykatën e Fierit,është regjistruar çështja penale me Nr.80002-01092-62-2018 regjistri datë 16 prill 2018 regjistrimi dhe kjo çështje ka filluar shqyrtimin gjyqësor në datën 26 prill 2018. Nga ana tjetër përfaqësuesi i prokurorisë prokurori, Andi Pogaçe kërkoi deklarimin e papranueshëm të kërkesës objekt gjykimi,pasi është një kërkesë që po zhvillohet nga një gjykatë tjetër.

Kjo kërkesë e Frrokut është cilësuar në 2 maj 2018 nga gjyqtarja Adelina Zarka si e papranueshme, por nga ana tjetër kolegia e saj në këtë gjykatë, Matilda Shalla, në 26 prill 2018 ka marrë në shqyrtim kërkesën e ish-deputetit Frroku, duke proceduar me pranimin e kërkesës për lirim me kusht të tij, duke e lënë në shërbim prove në Tiranë, ku Frroku detyrohet të mos kryejë asnjë vepër penale dhe të mos shoqërohet me kontigjent kriminal, gjatë periudhës së qëndrimit në shërbim prove.

Gjykata e Apelit më 8 janar të këtij viti uli dënimin në 6 vite për ish-deputetin, pasi nga Dhoma Penale Tiranë ishte dënua me 7.5 vite burg, duke iu falur kështu 1.5 vite. Ndërkohë, Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 25 vite burgim për Frrokun, nga të cilat 17 vetëm për akuzën e vrasjen në kryeqytetin belg, Bruksel, në vitin 1999, të një shqiptari, gjatë një përplasjeje mes grupeve që kontrollonin një rrjet prostitucioni, por Mark Frroku u shpall i pafajshëm për ngjarjen e ndodhur në Belgjikë.

Por pavarësisht se Frroku, arriti të dalë nga qelia, ai pritet të përballet sërisht me ligjin në gjykatën e Tiranës, pasi akuzohet për “Moskallëzim krimi”, çështje kjo ku in pandehur është dhe ish-shoku i tij Tom Doshi, dhe se ku pritet të dëshmojnë krerët më të lartë të shtetit shqiptar. Po kështu Mark Frroku ka dhe një proces të hapur në gjykatën e Krimeve të Rënda për çështjen e sekuestrimit të pasurive të tij.

PDF/ Kërkesa e parë që u rrëzua/ Vendimi i Gjykatës së Rrethit Fier për Mark Frrokun (kliko që të hapet dokumenti)

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eni: 11/05/2018 07:49

    E bukur kjo “...mos te shoqerohet me elemente kriminale”. Ku ka njeri ne familje ky apo shoqeri qe mos te jete element kriminal. Ky rrezik edhe grate e shtepise i ka me preçedente penale. Do fillojne ngjarjet rastesore tani, nga grupi i metyre Frrokeve, Prendëve, Ndojëve (prokuror ne Durres), Musliajve stj etj etj te cilet ne pamje te pare jane te veshur me kollare, por nga ana tjeter jane elementi kriminal i veshur me kollare.

    Përgjigju
  • Fredi: 11/05/2018 02:10

    Turp dhe e frikshme! Nje gje nuk sqarojne keta; A i jane sekuestruar pasurite e paligjshme ketij trafikanti? Mjere ata njerez qe ju ka rene ne qafe kjo familje maskarenjsh dhe gjakataresh. Shteti duhet te vendose sipas menyres se tij per fatin e ketyre kumbareve te krimit, mos te prese me nga gjykatat. Duhen eleminuar fizikisht, ndryshe cenohet siguria kombetare seriozisht. Tani prisni kur te rigjenerohen killerat me pagese te krujes, burrelit dhe pukes.

    Përgjigju
  • Dr Flamur Topi: 10/05/2018 21:57

    Bravo bravo pritni kur te dale nga burgu edhe ish bashkeshorti i Fildeze Hafizit.

    Përgjigju
  • Keli: 10/05/2018 20:12

    Grati ju q..... sala po clidhje ka saliu ketu mor delet e edi rames ooooo kafshet e shqiperis Edi rama ka 7 vjet ne pushtet ca hyn sala e leshi ketu , mark frokun e beri rama deputet jo sala , po keni gjet enverin te Rama prandaj e doni kaq shum forca rama je me i miri grat q... ketyre njerzve se me shume te duan

    Përgjigju
  • Herr Mark: 10/05/2018 19:52

    Zoti Mark,la classe non e acqua jqj

    Përgjigju
  • altin tani: 10/05/2018 17:39

    bravo drejtesija....kjo duket se si funksionon kur jane akoma gjykatesit e sales

    Përgjigju
    • drejtesia ne vend: 10/05/2018 18:37

      o altin tani, po cfare lidhje ka sala ne kete pune eshte edi rama ne pushtet o shoku, nje mute jane te dy si njeri edhe tjetri, po fajin e kemi ne se merrna me komente ne fcb edhe gazeta edhe nuk marrim forcen ne dore si te majte ashtu edhe te djathte, edhe ti zhdukim keta kriminla edhe hajduta pushtetare edhe opozitare se na pine gjakun o popull, cfre duhet te bejne tjeter keta kriminela si te djathte ashtu edhe te majte, se te zgjohet ky popull se po flen gjume, duhet me na q,,,, baben se te ngrihet populli, se nanen po na e q,,,,,.

  • kafe e hidhur: 10/05/2018 16:38

    besoj per sjellje te mire ia kane bere uljen e denimit..drejtesia jone....!!!!!!

    Përgjigju
    • Gezim: 10/05/2018 17:36

      Mjere per kete pipull ku e kan qu keto politikan ! M Frrokun e akuzonin per vrasje , perveqse burgut me i len dhe nje gjak borgj ?e kuje mor Sali shume demi i ke bere keti populli . M Frroku shyqyr qe me ne fund u gjet drejtesia

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?