Lakror me spinaq nga zonja Vjollca

24 Shkurt 2021, 10:46| Përditesimi: 24 Shkurt 2021, 10:47

  • Share

Lakror me spinaq

Përbërësit:

Brumi

450 gr miell

250 ml ujë të vakët

kripë

1 lugë gjelle vaj

Mbushja

800 gr spinaq

200 gr djath

kopër dhe nenexhik

majdanoz

kripë

2 vezë

pak vaj ulliri

niseshte

Përgatitja:

Të gjithë përbërësit e brumit miell, kripë, vaj, ujë e I vendosim në një tas dhe I përziejmë fillimisht me lugë druri e më pas me duar, duke formuar një brumë që nuk na ngjitet nëpër duar. E ndajmë brumin në dy pjesë dhe e lëmë të pushojë për 20 minuta. Ndërkohë spinaqin të larë e të kulluar e grimë hollë po ashtu dhe erzat I përziejmë sëbashku duke shtuar në mbushje 3 lugë gjelle vaj ulliri, 2 vezë dhe pak kripë dhe djath. E lëmë mbushjen mënjëanë. Fillojmë të hapim petat.

Fillimisht marrim 1/2 e brumit që kemi ndarë dhe e hapim atë me një petë të trashë me diametër 25-30 cm. Vendosim në qendër një pjesë të filxhanit të cajin duke e ngjeshur pak sa të bëjnë një shenjë rrethore.Pjesën anësore e ndajmë në 6-7 pjesë me thikë dhe e spërkasim me shumë pak vaj duke e pudrosur dhe më pak niseshte I palosim atom bi rrethin në qendër njëra pas tjetrës me pjesën e lyer me vaj poshtë. Lyejmë tpesinë me vaj shtojmë petën të rrudhosur pak dhe mbi të nivelojmë mbushjen me spinaq. Vazhdojmë me brumin e mbetur sikur vepruam me petën e parë. Mbulojmë mbushjen e spërkatim me vaj dhee kthejmë anët. Vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 190 gradë Celsius për 25-30 sekonda.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?