Laku i borxheve/ Henri Çili i shet një kompanie në Berat prona dhe ndërtesë të UET-së

15 Shkurt 2020, 19:33| Përditesimi: 2 Shtator 2020, 18:04

  • Share

Henri Çili po tenton t’i shesë ish-koncensionarit të hemodializës tokë dhe ambiente ku zhvillohet edhe aktiviteti i Universitetit Europian të Tiranës (UET), një pronë me vlerë 2.5 milionë euro, me qëllim për të shlyer borxhet.

Prona ndodhet në Tiranë, në Bulevardin "Gjergj Fishta" (ish-NPV 1), që është edhe adresa e UET-së dhe selia  e kompanisë "European Education Initiative Holding", prona e 100% të Henri Çilit. European Education Initiative Holding’, pronare e UET, ka 95,35 % edhe të aksioneve në kompaninë ‘Klinika Shqiptare’, që zyrtarisht rezulton pronarja e tokës dhe e godinës në shitje.

Pra, pas UET, European Education Initiative Holding dhe Klinika Shqiptare qëndron gjithmonë Henri Çili.

Aksionerët e kompanisë të Çilit, ‘Klinika Shqiptare’, gjatë një mbledhje të datës 30 shtator të 2019, kanë miratuar në parim një ofertë të kompanisë ‘Evita’ për blerjen e sipërfaqes së truallit 2925.2 m2 dhe njollë godine 1 160 m2 në pronësi të kompanisë ‘Klinika Shqiptare’. Pra, ‘Evita’ do t’i blejë pronën Henri Çilit. Për studimin e tregut dhe për të përgatitur draft-kontratën për shitjen e pronës, Henri Çili ka autorizuar administratorin e ‘Klinika Shqiptare’ Gëzim Bardhin. Ndërkaq, në vendimin e aksionarëve për shitjen e truallit dhe ndërtesës në pronësi të ‘Klinika Shqiptare’ është parashikuar edhe publikimi i njoftimit në gazetë. Pikërisht në njoftimin e publikuar në 16 nëntor 2019, thuhet se vlera e që do të përfitohet nga shitja e kësaj pasurie do të kalojë tërësisht për shlyerjen e detyrimeve që ka kompania ‘European Education Initiative Holding’, pra Universitet.

Kompania ‘Evita’ që do të blejë pronën e Henri Çilit me vlerë 2.5 milionë euro, është një kompani e shumë e përfolur vitet e fundit pasi ka fituar nga Ministria e Shëndetësisë koncesionin për shërbimin e hemodializës. ‘Evita’ ka si origjinë një kafe modeste në qytetin e Beratit dhe është një kompani produktesh farmaceutike me qendër në Tiranë, e themeluar më 14 maj 2013, me administratore Elona Saraçi, si dhe më pronarë aktualë Ertel Kërçuku me 27,50 % të aksioneve si dhe me 72,50 % të aksioneve nga Arimo B.V. 

Evita shpk ka qenë ortakë në kompaninë shqiptare DiaVita shpk, e cila që në fillimi të vitit 2016 ka fituar nga shteti koncensionin për hemodializën për 10 vjet me vlerë 8.6 miliardë lekë. Por në qershor 2019 DiaVita është blerë nga një kompani daneze mbi të cilën dihet shumë pak. Vendimi për të shitur aksionet është firmosur nga Evita shpk pikërisht në 30 shtator 2019, në të njëtën ditë kur Henri Çili e ka pranuar ofertën e 2.5 milionë euro nga Evita për t'i blerë tokën dhe godinën.

Kompania Klinika Shqiptare është lindur nga ish Ndërmarrja e prodhimeve të veshjeve (N.P.V.Nr.1). Në vitin 2002 Henri Çili ka blerë 91% të aksioneve për 2.5 milionë euro, duke i kaluar me vonë aksione në emër të European Education Initiative Holding. Para pak kohe Henri Çili e ka shitur edhe gazetën Mapo.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • koli: 28/02/2020 19:53

    VETE E KE FAJIN O EDI RAMA QE E VENDOSE KETE PLEHRE DHE HAJDUT SI PRESIDENT,,,,PRANDAJ PRESIDENTI DUHET ZGJEDHUR NGA POPULLI ME REFERENDUM....

    Përgjigju
  • lexues: 16/02/2020 10:23

    O Naim!!!!

    Përgjigju
  • goni: 16/02/2020 01:47

    spaku do ringjallet apo do na dali aspak

    Përgjigju
  • Selami: 15/02/2020 23:08

    Henri Cili shet cdo gje sepse ka borxhe ndaj pothuaj te gjithe anetareve te stafit te vet. Borxhet ndaj Ardian Civicit (qindra mije euro), Endira Bushatit, Ledina Mandia, Fatos Tarifes, Elvin Gjevorit, Bizena Bijos, Arjan Currit e dhjetera te tjereve te cilet jane larguar dhe jane ne largim e siper si pasoje e mos shlyerjes dot te kontratave dhe detyrimeve qe ai nenshkruan si pasoje e nje grope te madhe financiare qe ka ky individ. Ajo qe nuk dihet dhe nuk kuptohet eshte se si e toleron akoma shteti te mbijetoje kete universitet i cili nuk shlyen punonjesit te regjitroje studente akoma duke rrezikuar keshtu te jete nje bombe sociale e te ardhmes. Ketu nuk po marrim parasysh qe prej vitesh nuk paguhen pedagoget e jashtem.

    Përgjigju
  • O tej: 15/02/2020 22:27

    O Cilu koronavirusi te rente ishalla

    Përgjigju
  • Bledi: 15/02/2020 22:01

    Po ky Henri kur do hetohet nga SPAK per pasuri te pajustifikuara ose te privatizuara per dy leke? mafia pseudo intelektuale eshte mafie gjithsesi.

    Përgjigju
  • Kafsha: 15/02/2020 20:36

    Punojme si sh.... me djerse dhe s kemi as gjysem hale të futim koken. Këta nga i gjetën miljonat e eurove?

    Përgjigju
    • Ardjan: 16/02/2020 09:13

      Nuk ka klodiana allajbeu por kuçedra ilir meta qé ka zaptuar tê gjitha burimet e leķut né vend ! Klodi ështê vëtêm një argat i tij,zar!

  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?