Me 'Lamborghini' e 'Ferrari', policia ndëshkon shoferët për gara shpejtësie në Tiranë! Hiqen patenta dhe vendosen gjoba (vIDEO)

5 Janar 2022, 15:45| Përditesimi: 5 Janar 2022, 16:04

  • Share

Policia Rrugore në Tiranë ka arrestuar 5 shoferë të cilët janë kapur duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur dhe pa patentë. Mësohet se 23 drejtues mjetesh janë gjobitur për gara shpejtësie në zonat e banuara.

Ndërsa janë proceduar administrativisht për zhurma shqetësuese nga mënyra e drejtimit të mjeteve, 6 shoferë mjetesh sportive.

Mësohet se janë proceduar administrativisht 29 drejtues mjetesh për errësim të xhamit të përparmë ndërsa 131 shoferë, për përdorim të celularit gjatë udhëtimit.

Sakaq, Rrugorja e kryeqytetit bën me dije se janë proceduar administrativisht me pezullim të lejes së drejtimit, 39 shoferë, për shpejtësi mbi normat e lejuara.

Ndërsa 22 shoferë janë gjobitur për drejtimi mjeti nën efektin e alkoolit dhe 56 për parakalime të gabuara.

Janë gjobitur 1130 automjete të ndryshme, për qëndrim dhe pushim në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit.

Për verifikim janë shoqëruar në komisariat 12 automjete me targa regjistrimi të shteteve të tjera.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • kulmi: 05/01/2022 17:29

    kulmi eshte qe keta qe kane keto makina se kane problem fare te paguajne keto gjoba qesharake. 5.000 leke gjobe nje automjet qe kushton 150.000 euro!!!!!!!!! ai ate gjibe e quan per mburrhe , se jkushe e di sa ka pa paguar, turp per ligjet e dobeta qe kemi, pse sua mban ti bejne keto gjera jashte vendit ku ligji eshte ligj, jo tallje kjo eshte me te vertete talljeeeee

    Përgjigju
  • goni: 05/01/2022 16:23

    Aksidentet vazhdojne dita dites mbasi nuk ka sinjalistiken e duhur si funksionon ne europe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?