Lamtumirë Sadije Agolli! (VIDEO)

27 Shkurt 2019, 12:53| Përditesimi: 27 Shkurt 2019, 14:59

  • Share

Zonja e madhe, gruaja e fortë dhe bashkëshortja besnike e Dritëro Agollit u përcoll sot mes dhimbjes dhe lotësh për në banesën e fundit në Tufinë. Familjarët, vajza Elona dhe djali Artani, nipi dhe mbesat, miqtë dhe kolegë të një jete me Dritëro Agollin nderuan sot zonjën që u hapi derën dhe i mirëpriti.

Roza Anagnosti, aktore: “Moment i vështirë shumë. Nuk ka një javë që kam folur në telefon me Sadijen. E njoh që në gjimnaz. Një vajzë, grua edhe nën e mrekullueshme. Ka qenë gjithmonë në shërbim të të tjerëve, duke vënë mbi vete qëllimin e lartë, që kishte në krah një grua si Dritëro Agolli”.

Sabit Brokaj, mjek: “Sadija i zgjati jetën Dritëroit, por erdhi një moment që ajo nuk mund të jetonte larg tij. E mbylli jetën e saj, duke qenë ndihmësja më e dobishme në jetën e Dritëroit”.

Bashkëshortja e shkrimtarit të madh, Sadije Agolli, u shua pas një hemorragjie cerebrale në moshën 76-vjeçare. E shtruar prej një jave në spitalin e Neurologjisë, QSUT, pas kësaj goditje të fundit, u bashkua përjetësisht me njeriun që deshi më shumë në këtë botë,  Dritëro Agollin.

Moikom Zeqo: “Sadija është shpirti binjak i Dritëroit. Në njohjet e mia gati 40-vjeçare më dukej se ishin të dy shpirtrat në një trup. Sadija ishte një nga gratë e rralla të Shqipërisë, jetoi, bashkëpunoi dhe ka qenë faktori proverbial për ta mbajtur gjallë Dritëro Agollin. Në shtëpinë e Agollajve ishte traditë mikpritja”.

Bashkëshortja e shkrimtarit të popullit ishte lexuesja dhe redaktorja e parë e veprave të tij, duke i qëndruar pranë për 52-vite. Sadije Agolli u bashkua përjetësisht me Dritëro Agollin në dyvjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi shkuan për t'i dhënë lamtumirën e fundit.

"Tek Sadija kemi parë simbolin e gruas, simbolin e bashkëshortes, të nënës, e vajzës për të cilin sot ne kemi shumë nevojë si shoqëri për shkak të gjithë këtij tranzicioni që kalojmë. Zoti e çoftë në Parajsë shpirtin e saj dhe atje ku do shkojë jam e bindur se do jetë shumë e lumtur,"- tha Kryemadhi.

I jepet lamtumira e fundit Sadije Agollit (FOTO)
G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Erik: 27/02/2019 13:06

    U prehte ne paqe!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?