5 deputetët që lëjnë mandatin

Lanë mandatin për bashkitë, KQZ nis procesin për zëvendësimet në Kuvend! Priten 5 ligjvënës të rinj, Ilir Beqaj refuzon

12 Prill 2023, 09:53| Përditesimi: 12 Prill 2023, 11:03

  • Share

Janë 5 deputetë që lanë mandatin e deputetit për të garuar si kryetar Bashkie. Nga kampi opozitar, hoqën dorë nga mandate Luçiano Boçi, i cili pritet të zëvendësohet nga Qani Xhafa. Belind Këlliçi, që zëvendësohet nga Asllan Dogjani.

Zef Hila që kandidon në Vaun e Dejës për Rithemelimin, zëvendësohet nga Ludovik Hasani. Nga mazhoranca janë dy deputetë, Benet Beci në Shkodër, që zëvendësohet nga Ilir Beqaj, por ish ministri ka refuzuar mandatin. Emri pasardhës është Frrok Gjini. Besjan Ajazi kandidon në Gramsh, mandati i deputetit i kalon Shkëlqim Bullarit.

Ndërkohë në KQZ ka nisur procesi zëvendësimit të mandateve dhe mesa duket Ilir Beqaj ka refuzuar të marrë mandatin nga Benet Becit

Lista

Luciano Boçi-Elbasan      PD           (Qani Xhafa)

Belind Këlliçi-Tiranë         PD            (Asllan Dogjani)

Zef Hila – Shkodër            PD          (Ludovik Hasani)

Benet Beci- Shkodër        PS     (Ilir Beqja refuzon, pas tij Frrok Gjini )

Besjan Ajazi- Gramsh       PS           (Shkëlqim Bullari)

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eri: 12/04/2023 15:29

    Beqaj refuzon se do t’i duhet te deklaroje pasurite ne ILDKPKI pastaj… c’i duhet ajo pune me zarar!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?