Mansoor Kiani

VIDEO/ Lante orën ‘Rolex’ me shishen e shampanjës e bënte xhiro me Ferrari, si u kap nga policia ‘kapo i drogës’ në Londër

6 Dhjetor 2021, 10:10| Përditesimi: 6 Dhjetor 2021, 10:18

  • Share

Një trafikant droge u arrestua nga policia në Londër, pasi u zbulua nga veprimet që po kryente në një klub nate. Mansoor Kiani, 28-vjeç, u zbulua pasi po derdhte shampanjë mbi orën Rolex në një klub nate në Knightsbridge si dhe nga xhirot e tij me Ferrari.

28-vjeçari u dënua me 15 vite e gjysmë burg, si shpërndarës droge dhe pasuria e tij ishte vënë nga shitja e heroinës dhe kokainës. Në seancën gjyqësore u shfaqën dhe video ku Kiani ra në sy tek policia nga xhirot me Ferrari dhe skenat në klubet e natës, si derdhja e shampanjës mbi orën Rolex.

“Pasuria e pashpjegueshme dhe sendet e shtrenjta të blera me para në dorë janë tregues kyç se dikush mund të jetë i përfshirë në krimin e organizuar.”- tha detektivi Tom Stean. Ai tha se njerëzit mund të ndihmojnë në arrestimin e kriminelëve duke raportuar çdo shqetësim dhe skena të ngjashme.

Mansoor Kiani nga Luton, u përpoq të fshihte aktivitetet e tij të trafikut të drogës duke përdorur një sistem komunikimi telefonik të koduar të quajtur ‘EncroChat’. Por ai u arrestua në pranverë të 2020 dhe mesazhet në sistemin e koduar ndihmuan policinë të zbulonte bisedat mes tij dhe të tjerëve për shpërndarjen e drogës.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alb: 07/12/2021 10:11

    Pak njerz ja dalin me sukses derin ne fun.

    Përgjigju
  • Loti: 06/12/2021 14:09

    Kur ra jevgu nkos…

    Përgjigju
  • Agjenti: 06/12/2021 11:08

    I pafsh hajrin Rolexit mor djale. Flasim mbas 15 vjetesh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?