Politikë

Lapaj te ‘5 Pyetjet’: 3 arsyet kryesore se përse në protestën e sotme kishte më pak pjesëmarrës, disa janë me partinë, të tjerët kanë valixhet gati për të ikur nga Shqipëria

18 Tetor 2021, 21:59| Përditesimi: 18 Tetor 2021, 22:26

  • Share

TIRANË- Protesta e tretë kundër rritjes së çmimeve u “zbeh” dhe sot u vu re një numër më i ulët i pjesmarrësve. Ky fakt është pranuar nga vetë aktivisti, një prej personave kryesor të kësaj proteste, Adriatik Lapaj, në studion e Report Tv. Përballë gazetarit, Ilir Babaramo, Lapaj ka listuar një sërë arsyesh që sipas tij ndikojnë që në protesta të tilla qytetare të ketë një numër të vogël pjesëmarrësish, në ndryshim nga protestat e thirrura nga partitë.

“Protesta e parë ishte më e madhe, këtu kuptohet se raportet janë me numra. Është kështu sepse është një kulturë që i ka ndarë njerëzit në palë, i djathtë dhe i majtë, e dyta shumica e shqiptarëve nuk kanë ndërmend që të rrinë në Shqipëri dhe nga kjo nuk janë më të motivuar për të luftuar, e kanë gati valixhen dhe ne që luftojmë konsiderohemi si njerëz që luftojmë me mullinjtë e erës”, tha Lapaj.

Kjo protestë nuk e ka një organizator, në ndryshim nga sa ka ndodhur me protestat e kaluara, e nisur nga kjo, Lapaj ka sqaruar disa pikat kryesore për të cilat po protestohet.

“Ka një paqartësi për protestën, është një protestë ku shprehin pakënaqësinë e tyre, por bazat kanë qenë, 1 llogaridhënia për menaxhimin në sektorin energjetikës, kemi protestuar për meritokracinë, kush i drejton sot sektorët e caktuar të ekonomisë, mbi çfarë bazash, pse sot po ikën rinia, a mos punësimet po bëhen mbi bazën e partisë dhe jo meritokrcisë, ndërkohë që jashtë shtetit po shkëlqejnë. 700 mijë shqiptarë kanë ikur në 13 vjet, na ka ikur një shtet, elementi njeri, pastaj të gjitha janë muhabete kot, edhe rrugët, hidrocentralët, kundër koncesioneve, duhet një ligj i ri për koncesionet, për çmimet e shportës”, tha Lapaj.

Ashtu siç ishte paralajmëruar, një grup qytetarësh u mblodhën sot para Kryeministrisë, ku kanë protestuar kundër rritjes së çmimeve. Kjo ishte protesta e tretë radhazi u mbajt për rritjen e çmimeve, një protestë paqësore me thirrje në drejtim të qeverisë, ku i kërkohet ulja e këtyre çmimeve. Sipas protestuesve, shqiptarët nuk janë të varfër, por të vjedhur. 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Redi: 19/10/2021 02:39

    Zoti Lapaj, Mmerrni iniciative per referendum per disa ceshtje me rendesi dhe populli te vendose vete per: 1. Taksat mbi karburantin. 2. Vettingun e politiqeneve, vecanerisht vendosjen e TESTIT TE POLIGRAFIT

    Përgjigju
  • armand: 18/10/2021 23:32

    Populli eshte i mencur dhe nuk shkon atje ku thote shpellari LAPAJ....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?