Largimi surprizë, arsyet e rrëzimit të Hajdarmatajt, përplasjet me Arta Markun

10 Maj 2018, 07:56| Përditesimi: 10 Maj 2018, 10:28

  • Share

Shkarkimi i Besim Hajdarmataj nga detyra e drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, lidhet me një konflikt të lindur mes tij dhe kryeprokurores së përkohshme Arta Marku. Shkëndijat e para mes dy drejtuesve të rëndësishëm të Prokurorisë Shqiptare, kanë filluar në muajin shkurt 2018, kur në Maminas, Prokuroria drejtoi një operacion së bashku me Policinë e Shtetit, duke konfiskuar 613 kg kokakinë të fshehur në banana të ardhura nga Kolumbia.

Për këtë hetim mësohet se Arta Marku nuk ka pasur dijeni, për më tepër kryeprokurorja nuk është njoftuar në kohë nga Besim Hajdarmataj edhe pasi kishte finalizuar operacionin për bllokimin e drogës dhe arrestimin e dy personave të tjerë, dhe shpallur në kërkim pronarin Arbër Çekaj.

Mësohet se kryeprokurorja ka marrë dijeni për këtë operacion nga njoftimet në media të datës 28 shkurt 2018, ndërkohë që Hajdarmataj besohet se nuk e kishte informuar në kohë përpara. Besohet se që nga ky moment kryeprokurorja Marku ka filluar të humbë besimin për tek kreu i Krimeve të Rënda.

Për më tepër vetë Besim Hajdarmataj gjatë kohës kur drejtonte sektorin e trafiqeve tek Krimet e Rënda, vendosi të mbyllë në 2016 hetimet për Arbër Çekaj, pasi në bananet e këtij të fundit u kapën 93 kg kokainë.

Çështja Llalla e kolapsi i hetimit
Situata mosbesuese ndaj drejtuesit të prokurorisë së Krimeve të Rënda u bë akoma dhe më e dukshme, kur në këtë prokurori, mbërriti nga Durrësi dosja e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Presioni i Markut mbi Hajdarmataj ka qënë që çështja e Llallës të ketë përparësi më tepër dhe të hetohet deri në fund, duke konkluduar me një vendim përfundimtar. Por sërisht, edhe në këta rast drejtuesi i Krimeve të Rënda humbi besimin e kryeprokurores, pasi caktoi për hetimin e kësaj dosje, vetëm një prokuror.

Vetë Hajdarmataj ishte emëruar në 16 mars 2016 në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda nga ish-kryeprokurori Llalla, të cilin tashmë po e hetonte për katër vepra penale. Kjo dosje, e vuri Hajdarmataj në një situatë të pakëndshme dhe në një provë për të hetuar ish-shefin e tij Llalla, i cili e kishte promovuar menjëherë sapo kishte marrë mandatin e kryeprokurorit, duke e caktuar fillimisht drejtues në prokurorinë e Durrësit dhe më pas në krye të Krimeve të Rënda.

Çështja Llalla u kthye në vazhdimin e konfliktit të heshtur, konflikt i cili mund të ketë vijuar dhe me dosjen hetimore të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Një ditë para se të shkarkohej, Hajdarmataj së bashku me prokurorin tjetër të kësaj dosje, Vladimir Mara, kanë marrë në pyetje në ambjentet e prokurorisë shoferin e ish-ministrit të Brendshëm, Gentian Cekën.

Ndërkohë që një ditë para tij, morën në pyetje Orest Sotën, personin e arrestuar me 863 mijë euro në makinë. Tashmë Hajdarmataj do të vijojë të hetojë dosjen “Tahiri” por jo si drejtues prokurorie por si prokuror i thjeshtë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ema: 10/05/2018 11:34

    fakti qe opozita u hodh ne sulm per ta mbrojtur me te madhe...nuk ka hallin e ceshtjes "Tahiri" por paska patur hallin e ceshtjeve te tjera te nxehta..Lalla, Arber Cekaj..

    Përgjigju
  • I pa besushmi: 10/05/2018 11:09

    Po dosjen e tij e ka nisur hajdar maloku? apo kujton se do ta mbroje saliu!?

    Përgjigju
  • Fati: 10/05/2018 09:50

    Skane pse e bejne kaq te madhe. Ndoshta Znj.Marku ka vleresuar qe duhet nje ritem I ri ne kete sector dhe ka bere zevendesim. Rendesi ka q

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 10/05/2018 09:30

    Hajdari nje klluf ***.Nje vegel qorre e malokerise tropojane.Pelene e Berishes.

    Përgjigju
  • redi: 10/05/2018 09:04

    Me keto veprime te paramenduara te Hajdarmates , duke mos njoftuar kryeprokuroren per hetime te rendesushme , jo vetem u be mire qe u shkarkua , por per te hapen hetime qe nga ajsionet e policise , ku katunari digjital kudhte njoftum dhr me teper se vet policia , padtaj rasti Arber garden dhe ceshtja Llalla

    Përgjigju
  • Faik: 10/05/2018 09:01

    LLALLA GAXHGAUNI KURRË nuk do ti shpëtoj Dënimit me BURGIM të PËRJETSHËM dhe ato KUÇKAT që ka në SHTËPI do PËRFUNDOJNË si mos më keq !! FAMILJA e LLALLËS që DONALD LUja e bëri "HIRRË të PRISHUR" , do ngelen poshtë URAVE sepse do ju KONFISKOHET GJITHÇKA . DHALLA do bënte LUFTË me AMERIKËN !?!!! Hej ZOT na Ruajt nga këta të PAUDHË që e Konsideronin SHQIPËRINË si ÇIFLIGUN e tyre , por i NDERUARI dhe i RESPEKTUARI AMBASSADOR DONALD LU , po ju tregon vendin këtyre FUNDËRRINAVE që ju "HËNGRI KOKËN" BABËZIA !!! VAFSH në FERR O LLALLË bashkë me ÇETËN e PD KRIMIT dhe LSI DROGËS .

    Përgjigju
    • Lushnja: 10/05/2018 13:44

      Po mikUT te Dhalles , Clirim Shahinit do ti vij fundi valle per te "mirat" qe u ka bere njerezve.Ti sekuestrohet pasuria atij pjelle te keqe dhe Medio ker kriminel.

    • Fredi: 10/05/2018 12:16

      Pa sekuestrim te pasurise Llalla se ka problem te bej burg se ordiner eshte. Shpresojme qe amerikanet te kene ndjekur dhe parate qe ka nxjerre jashte shqiperise ky pis. Arsyet e heqjes se ketij Hajdarit te Mates nuk me bindin sepse ndryshe prokurorja do te kerkonte dhe ndjekje penale jo vetem shkarkim nga posti i drejtuesit. Marku premtoi se nuk do i levize prokuroret e Tahir Hashashit, le te vinte ne krye te kesaj prokurorie ate Ymerajn qe po procedon Shullazin jo mileshen e saj te ngushte qe mbylli ceshtjen e djalit te Rucit, Ledios! Mehill Fufi nuk u gradua rastesisht drejtor ne Lac. Ruci dhe ai kane " miqesi " te hershme bashke qe kur i biri plagosi dhe u plagos nga nipi i ketij te fundit. Mbasi pagoi gjakun Gramozi, Ledio rrinte nen shoqerine e Fufeve gjithe diten duke bredhur dhe bere tregti me makinat e tyre. E kupton o Faik sa te thella jane gjerat? Kjo eshte lufte bandash dhe jo per mua dhe per ty qe jemi popull.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?