Lazio fiton derbin e Romës, Milan mposht Sassuolo-n dhe parakalon Interin në renditje

3 Mars 2019, 10:32| Përditesimi: 3 Mars 2019, 10:34

  • Share

Një ndeshje me shumë emocione është luajtur në “Seria A” mes Lazio-s dhe Romës. Derbi i kryeqtetit i cili i prodhoi të gjitha, penallti, gola, aksione, shtylla dhe kartona të kuq, përfundoi me fitoren 3-0 të Lazio-s.

Të besuarit e Inzaghit zhbllokuan që në minutën e 12 me Caisedo-n, më pas dyfishuan me Immobile-n me penallti dhe në fund vulosën gjithçka me Cataldi-n. Atëherë kur pritej vetëm vërshëllima e trefishtë Kolarov mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.

Ndërkohë edhe Milan ka marrë tre shumë të rëndësishme kundër Sassuolo-s të cilat e bëjnë “djallin” të ngjitet në vendin e tretë në “Seria A” duke parakaluar Interin. Në “San Siro” autogoli i Lirola në minutën e 35 vulosi gjithçka.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?