Periferi

Le të thuhet çdo fake news... kjo është rruga

2 Shtator 2020, 14:06| Përditesimi: 2 Shtator 2020, 14:21

  • Share

Deri dje mendoja se lufta kundër fake news në media është jetësore për një informacion të drejtë dhe të vërtetë. Akoma më shumë në një vend ende me shtet të brishtë, drejtësi, politikë e liri informacioni në konsolidim e sipër, siç është Shqipëria jonë. Të gjithë e dinë në mediat ku punojmë, Report Tv dhe Shqiptarja.com, se sa e lodhshme është e përditshmja për të nxjerrë on air dhe on line lajme të vërteta, të verifikuara, e më pas të shkruara me një shqipe të pastër, pa gabime. Shumë prej nesh rezistojnë, të tjerë “dorëzohen” duke kërkuar dhe gjetur punë në media që nuk e vrasin mendjen fare për të qenë kaq “maniakë” të drejtësisë, vërtetësisë dhe verifikimit të lajmeve. Përkundrazi, jetojnë vetëm duke bërë copy paste të shkrimeve të publikuara nga mediat prodhuese, ose të shpikin e shpifin si strategji shërbimi ndaj dikujt. Rehati, është standart që shumëe synojnë.

Shpesh në punën tonë gabojmë, por gjithmonë kemi përulësinë të korrigjojmë. Nuk kemi pranuar e s’kemi për të pranuar presione për heqje lajmesh, fshehje të vërtetash, sepse kjo rrugë e rrezikshme do të ishte mohimi i vetvetes, i ekzistencës sonë. Do të ishte sikur një ndërtuesi t’i hiqje tullat e shtëpisë që po bën, një mjeku, t’i hiqje ilaçet e spitalet, një bujku farat për të mbjellë tokën dhe, kjo natyra jonë, shpesh na ka çuar në hatërmbetje nga ana e pushteteve të tjera ekonomike, politike, mediatike. Kujtoj një portal që na kishte grabitur mbi 700 shkrime të bëra nga gazetarët tanë dhe pasi ua argumentuam drejtuesve dhe kërkuam që t’i hiqnin ose të na citonin si autorët e lajmeve, ata kërcënuan. Pra ata që grabisnin u bënë shtantazhues, kërcënues. Dhe kjo ndodh shpesh kur zbulon natyrën e vërtetë të një grabitqari cilësdo fushë i takon: Ai/ajo reagon me natyrën më agresive të mundshme dhe ka armë të parat dhe më efikaset sulmin me shpifje, gënjeshtra, kërcënime, shantazhe, prandaj fake news është lënda e parë e Të këqinjve.

E duke qenë se të këqinjtë kanë ekzistuar dhe do të ekzistojnë përherë, është e kotë lufta ndaj tyre. Eshtë e kotë të humbësh energji për të luftuar një forcë reale të natyrës, një energji vitale të saj. Nëse nuk do të ishin të këqinjtë, as të mirët nuk do të bënin më pjesë në këtë botë. Nëse nuk do të ishin shkatërruesit, negativët, shpifësit, hileqarët, dembelët, përfituesit, intrigantët, nuk do të ekzistonin as e kundërta e tyre. Nëse nuk do të kishte që në kohë të kohëve fake news të quajtura në mënyra të ndryshme, nuk do të ekzistonte as media dhe shtypi i lirë si mision profesional për të publikuar të vërtetën sa më të pastër dhe në të gjitha përmasat e saj.

Atëherë cila është lufta sot ndaj lajmeve të rreme dhe prodhuesve të tyre? Mendoj që duhen lënë të shpalosin “më të mirën” që dinë të bëjnë. Sepse duke i njohur, identifikuar e parë me sytë tanë, mund t’i shmangim në misionin për të bërë punë të mira. Ashtu si bijtë më të mirë të një vendi, cilido që punon dhe fokusohet të përmirësojë kushtet dhe mirëqënien duke nisur që nga familja, qyteti dhe çdo gjë që e rrethon, edhe “të këqinjtë” kanë karakteristikat e përbashkëta që i bën të gjejnë e të rrinë me të ngjashmit e tyre: kanë tipare të përbashkëta dhe ideale të përbashkëta që i dallojnë. Parazitët, gënjeshtarët, hajdutët, deri vrasës dhe kriminelë janë përherë më të interesuarit të prodhojnë fake news. Por do të vijë një ditë që Shteti do të nisë edhe në Shqipëri të funksionojë dhe të gjithë ujrat do të qartësohen këtu. Deri tani punën e të mirëve e kanë bërë dhe vazhdojnë ta bëjnë ata shqiptarë e shqiptare që punojnë pa fjalë e pa bujë nëpër banka, spitale, administratë, arsim, tregti, drejtësi, polici e që njohin të gjithë që përmes llogarive bankare, çertifikatave mjeksore apo pasioneve e huqeve personale. Kjo armatë e heshtur njerëzish e njeh të vërtetën në embrion të saj dhe është kjo armatë që në çdo vend lëviz energjitë që nxjerrin në sipërfaqe të vërtetën mbi njerëzit dhe faktet mbi ta. Çfarëdo fake news të prodhohet në vend, herët a vonë, është e destinuar të vdesë pa asnjë shanc.

xy/ReportTv.al
Komento

Komente

  • rezi: 02/09/2020 19:52

    Ata që punojnë vlerësohen nga njerëzit, mgjth vështirësitë që solli kjo periudhë, njerëzit kanë besim tek ata që punojnë. Ata që flenë gjumë, mos të mprihen se do e marrin pushtetin duke fjetur.

    Përgjigju
  • JamKushJam: 02/09/2020 17:51

    Jo gjithe ata qe jane me te drejten jan zhurme-medhenj (si pakica qe mendon ZHURMA=Fuqi e qe shkujdesen per ate qe duhet te bejen {me dashje/pa dashje} per interesa personale ne kurriz te te tjereve). PO te drejten ama e duan (per sa kohe perfitojne) dhe ato kafshe njerezore qe pasi vjedhin, duan te jetojne ne paqe dhe me ligjet qe i thyen qe te mos vij dikush tjeter e tua bej sic ja ben vet ata te tjereve!!!! Ainshtaini ka thene: Kushdo qe eshte i shkujdesur ne gjerat e vogla, nuk mund ti besohet me gjerat e medha!!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    PD proteston duke bllokuar rrugët kryesore në vend, si e vlerësoni?