Sociale

Lë vajzën 6-muajshe dhe niset për punë në Kroaci, zhduket pogradecari. Loton nëna: Dikush më telefonoi dhe më tha…

11 Maj 2021, 17:07| Përditesimi: 11 Maj 2021, 17:18

  • Share

Ai kërkohet nga studio e emisionit 'Pa Gjurmë' në Report TV nga prindërit e tij, Neki dhe Sajmira Baçi. Teksa rrëfejnë si i humbën kontaktet me të birin, ata thanë se Mikalei emigroi drejt shtetit kroat për të punuar disa muaj, për shkak të kushteve të vështira ekonomike. Ishte fundi i muajit marsit, kur i biri u nis me pasaportën e tij dhe me kontratë pune, çka ja mundësoi shoku i tij me emrin Visi Korça, ai i cili i pagoi edhe shpenzimet e rrugës. Më 19 prill do të ishte kontakti i fundit që familjarët patën me 20-vjeçarin, por pas kësaj, telefoni i tij rezulton i fikur. Pogradecari, djali i parë i çiftit Baci emigronte shpeshherë në shtete të ndryshme për të gjetur punë. Nga informacionet që familjarët kanë mundur të sigurojnë, dyshohet se Mikalei ka rënë në burg.

Kur folëm për herë të fundit tha se ishte nisur për punë, të cilën e kishte afro 2 orë larg nga vendi ku banonte. Të nesërmen shoku më tha se djalin e kishte kapur policia, ndërsa ngiste makinën pa patentë, por nuk na tregoi se në cilin qytet ishte. Ai u largua në mars, kur u nis nga Tirana me passaportë dhe me garanci pune. Një shoku i tij e ka ndihmuar për të kaluar. Ishte me qira në Pogradec nuk ia dilte dot. Nuk e kam parë dhe nuk e kam dëgjuar as zërin. Nëse është në bur,  të paktën ta di të sigurtë. Nuk kemi bërë denoncim në polici, pasi e kemi pritur të kthehet vetë. Ju lutem kush e ka parë të na informojë se me zor e kam rritur atë djalë, me shumë mundime. Uroj të jetë mirë me shëndet dhe të dalë e vertetta në dritë

Ai është martuar dy vite më parë me Melisa Pjetrin dhe janë prindër të një vajze 6 muajshe. Zhdukja e djalit, ka shkëputur edhe marrëdhëniet e gjyshërve me mbesën e tyre. Ata kanë thuajse tre muaj që nuk kanë kontakte as me nusen e Mikaelit, ndërsa çifti jetonin në një banesë me qera në qendër të qytetit të Pogradecit.

Është bërë baba i një vajze 6 muajshe. Nusja thotë që nuk vij aty, ku jetoni ju do jetoj vetë me qira. U bënë 3 muaj që s'i kemi takuar më nusen dhe mbesën.

 

O.D.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?