Aksidenti në një nga rrugët kryesore të kryeqytetit, në rrugën e Elbasanit, është sot nga lajmet kryesore në shumicën e mediave shqiptare. U përplasën dy makina në një nga rrugët më të frekuentuara dhe një vajzë 27 vjeçare, mbeti e vdekur nga ky aksident. Çdo ngjarje e një përmase të tillë, do të merrte vëmendjen e mediave të shumta dhe të shpejta në vend, por këtë herë ka një arsye më shumë, pasi protagonist në këtë aksident, në timonin e njërës prej makinave të përfshira është Ledio Ruçi, djali i sekretarit të partisë më të madhe opozitare, asaj socialiste, Gramoz Ruçi.
Në komunikatën e policisë flitet për thyerje të rregullave të qarkullimit, pa specifikuar se në ç’rrethana ndodhi aksidenti dhe kush e kishte fajin, megjithatë le të analizojmë disa gjëra që nuk shkojnë moralisht në këtë ngjarje të rëndë, ku ekspertët do të thonë fjalën e tyre, ndoshta të saktë meqë bëhet fjalë për djalin e një deputeti në opozitë.
Kur njerëzit dalin në përfundimin për politikanët se “të gjithë janë njësoj”, kanë të drejtë, pasi, sidomos në principet e të majtës dhe të misionit që një parti e majtë ka, mbeten gjithmonë mbrojtjet e interesave të pjesës më të brishtë të popullatës: punëtorë, pensionistë, fëmijë dhe gra. Por një politikan i majtë duhet edhe të jetojë si i majtë, ku luksi nuk është prioriteti kryesor. Megjithatë është i përhapur tashmë mes disa deputëve socialistë parimi i tyre dhe i familjarëve: Jetojmë djathtas, por votat ua marrim popullit të majtë
Janë ngjarje të tilla, që nxjerrin në sy të të gjithëve që eksponentë të të majtës e familjarë të afërt të tyre, mund të mendojnë majtas, por jetojnë si të djathtë, e jo si të djathtë të zakonshmë, por si të djathtë me makina luksoze.
Kështu, të bie në sy, që me vështrim të parë se në ç’makinë udhëtonte Ledio Ruçi, Djali i deputetit socialist: një BMW, fuoristradë X6, që duke konsultuar listat e çmimeve në internet, është një makinë që kushton nga 65 mijë euro deri në 119 mijë euro në varësi të aksesorëve që ka.
Jam e bindur që nuk do të gjej mbështetje të gjerë në këtë logjikën time, pasi shumë mund të thonë se ç’lidhje ka Gramoz Ruçi me atë që bën i biri 32 vjeçar apo se një aksident mund t’i ndodhë kujtdo dhe është gjithmonë një ngjarje e rëndë dhe e papritur. Por më duhet të theksoj që nuk është hera e parë që fëmijë deputetësh të majtë përfshihen në ngjarje të rënda dhe pikërisht këto ngjarje kronike nxjerrin në pah sitilin e jetës që ata kanë e që nuk mbetet vetëm tek fëmijët, por nis që prej prindërve. Në deklaratën e pasurisë bërë gjithnjë, deputeti dhe funksionari i lartë i Partisë Socialiste, shënon vetëm rrogën e Kuvendit, që për hir të së vërtetës mbetet një rrogë e mirë, por që nuk të lejon asnjë luks. E megjithatë, vetë Ruçi, ka blerë një suv, - një Tuareg, simbol i luksit e i shtrenjtë për ta mbajtur - nga Kuvendi, si deputet, me të drejtën e blerjes i pari, vetëm për 900.000 lekë. Të ardhura nga paga si deputet dhe pjesëmarrja në Komisione Ruçi ka deklaruar 2.093.337 lekë.
Në aksidentin e të dielës në mbrëmjë, me siguri supermakina BMW X6 i shpëtoi jetën Ledio Ruçit, por jo të gjithë e kanë privilegjin të udhëtojnë me një makinë sa të shtrenjtë aq dhe të fortë ndaj përplasjeve kaq të dhunshme, në një rrugë kryesore të kryeqytetit.