TIRANË- Gjykata e Posaçme shtyn për të premten tjetër seancën e shqyrtimit të kërkesës së radhës të Lefter Kokës për zbutjen e masës së sigurisë "arrest në burg" dhënë për llogari të inceneratorit të Fierit. Në seancën e sotme GJKKO administroi akt-ekspertimin e mjekëve ligjor mbi gjendjen shëndetësore të ish-ministrit. Sipas akt-ekspertimit Lefter Koka është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka probleme të rënda me zemrën.
Dy javë më parë Gjykata e Posaçme refuzoi kërkesën e Kokës për ndryshim të masës së sigurisë "arrest në burg" për inceneratorin e Elbasanit. Ndërkohë, ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako, i rikthyer në masën e sigurisë "arrest në burg", nga Apeli i GJKKO, mësohet se është dërguar në paraburgimin e Durrësit dhe është në të njëjtën qeli me Lefter Kokën.
Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka kërkon heqjen e masës së sigurisë ‘arrest me burg’ për inceneratorin e Fierit. Koka është pas hekurave pasi hetuesit kanë arritur të faktojnë nga provat e deritanishme se përfitoi 1.2 milionë euro për inceneratorin e Fierit.
Ndërkohë ndaj ish-ministrit është edhe një masë tjetër ‘arrest me burg’ për inceneratorin e Elbasanit, për të cilin SPAK përfundoi hetimet vetëm pak ditë më parë. SPAK e akuzon Lefter Kokën për shpërdorim të detyrës, pastrim të parave dhe korrupsion, tre akuza të rënda me të cilat ish-ministri tashmë do nisë betejën e tij me drejtësinë, teksa janë sekuestruar edhe kompanitë "Albtek Energy”, pra inceneratori i Elbasanit, “Integrated Technology Services” si edhe aksionet e Kokës në “Kantinën e Pijeve Gjergj Kastrioti Skenderbeu”. Nga ana tjetër, janë shpallur në kërkim edhe Stela Gugalli, e cila në sistemin TIMS rezulton se është jashtë shtetit si dhe Klodian Zoto. Lefter Koka akuzohet se ka përfituar 3.7 mln euro nga Inceneratori i Elbasanit.
Thjeshte ky gjygj do te perfundoj vetem tek faturat dhe z.koka do marri pafajsine dhe do behet me i forte ne politike. Se ato firma kane emra qe i kane krijuar. Forca
PërgjigjuPo i pergjokan mir e mire
PërgjigjuPo or po se budalla klani Koka,