Sport

Legjenda e Vllaznisë për Report Tv: Kuqeblutë janë rikthyer te loja e bukur, meritë edhe e Brdariç, veçoj Aralicën! Ekipe të forta në Superiore? Tirana dhe Kukësi

TIRANË- Sulmuesi legjendar i Vllaznisë, njëherazi edhe golashënuesi më i mirë në historinë e Superligës, Vioersin Sinani, për Report Tv ka bërë një analizë të detajuar se si e sheh ekipin shkodran në këtë kampionat, por edhe një mendim, mbi Superioren në tërësi.

Humbjen me Tiranën, të dielën në "Loro Boriçi", nuk e ka parë me një sy shumë pesimist, pasi thekson se është i kënaqur më lojën që bëjnë të besuarit e Thomas Brdariç, për të cilin ka vlerësime si trajneri që i ktheu lojën e bukur shkodranëve. Zëvendësuesi i tij? Nuk di ta thotë me siguri, por veçon Ante Aralica si futbollist e ndërsa më kundërshtare, pretendente të forta për titull, sigurisht përveç Vllaznisë sheh Kukësin dhe Tiranën, ndonëse u kujdes që të theksonte se nuk mbeten pas Partizani, Laçi apo edhe Teuta.

-Sinani, golashënuesi më i mirë në historinë e Superiores, por edhe të Vllaznisë, por që këtij ekipi në ndeshjen e fundit i munguan shumë golat...
Klasikja e futbollit, gjithmonë ka qenë një ndeshje e bukur, me rivalitet dhe këtë radhë u bë një ndeshje e luftuar, e bukur, kampionati është në hapat e parë, ka shumë javë dhe jam e bindur që Vllaznia prej javës tjetër do e bëj kthesën pasi ka një ekip të mirë. Nuk e quaj ndeshje vendimtare atë me Tiranën. 

-Përtej rezultateve, a ju pëlqen loja e Vllaznisë në tërësi?
Mua më pëlqen loja që bën Vllaznia, ka bërë një lojë sulmuese që para disa kohëve ka munguar, krijohen raste, shënohen gola, por duhet pasur kujdes, se loja e bukur është lojë e hapur, por duhet të jetë e balancuar si në mbrojtje, pavarësisht problematikave.

-Ju drejtoni ekipin U-19, ka ndonjë "Sinan" të ri?
Elementët e rinj dalin nga ekipet e moshave, por besoj që gradualisht ka talente, Vllaznia nxjerr talente çdo ditë. 

-Kë shihni si zëvendësuesin tuaj të mundshëm të Vllaznia?
Ante Aralica, më pëlqen, megjithatë ekipi është në tërësi që bën lojë sulmuese, nuk do i mungojnë golat, lufta për tituj është e gjatë, 6 skuadra pretendente është e rrallë, do jetë luftë e vështirë, megjithatë, Vllaznia ka një ekip fantastik.

-Vllaznia ka 2 humbje radhazi, është koha për të menduar për një tjetër trajner...
Unë jam i mendimit që Vllaznia ka një trajner shumë të mirë, jam i bindur se me këtë trajner Vllaznia ka bërë ndeshje të bukura, në lojë të bukur për spektatorin, me këtë trajner ka kthyer lojën e bukur.

-E shihni veten në një të ardhme të afërm si trajner i Vllaznisë?
Për momentin nuk besoj, për të ardhmen, nuk e di, nuk e di çfarë të them

VAR në Superligë, por që në disa ndeshje ka ceduar, por si e shikoni si zhvillim, nisur nga fakti që ka pasur ankesa për arbritrat?
-VAR, nuk e di si funksionon, por është gjë e mirë që në episode të dyshimta, mendoj që është mirë për t'u riparë dhe për të dhënë një gjykim më të saktë. Është një gjë e mirë se aksionet e dyshimta të kthehen dhe të shihen, është gj e mirë, se arbitrimi ka qenë problem dhe ekipet janë më të qeta, mbetet për t'u parë se sa efikase.

Kë shihni si ekipin më të fortë në Superligë, përveç Vllaznisë, dhe më të dobëtin?
-Kukësi, Tirana. Vllaznia ka humbur ndeshje , por me ekipe më të dobëta, nuk po vë emër për më të dobëtin, por si më e fortë është Kukësi, Tirana. Nuk kam parë kundër Vllaznisë, një ekip tjetër, por edhe Teuta, Laci, Partizani, Dinamo ka ekipe të forta.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?