Ndihmuan një person që të kalonte kufirin me pasaportë false, pezullohen 4 policë të Rinasit

6 Shkurt 2020, 15:29| Përditesimi: 6 Shkurt 2020, 19:18

  • Share

TIRANË- Katër punonjës policie janë pezulluar nga puna, pasi ndihmuan të kalojë me pasaportë false për në Angli nënën e ish-policit të vrarë Arben Bilali. Ndër efektivët e pezulluar është edhe Matilda Bilali, gruaja e ish-policit të ekzekutuar me armë më 30 janar 2019 në zonën e Selitës

Bashkë me Matilda Bilalin janë pezulluar nga detyra edhe 3 punonjësit e tjetër të policisë: Liri Sinakoli, Aranit Dibra dhe Arta Mamani.  SHÇBA ka njoftuar se të katërt efektivët e Policisë, kanë tentuar të kalojnë shtetasen K.B me pasaportë të falsifikuar jashtë vendit. 

Matilda Bilali punon në drejtorinë e përgjithshme të policisë, ashtu si dhe e pezulluara tjetër Liri Sinakolli, ndërsa  Aranit Dibra dhe Arta Mamani janë punonjës të policisë në aeroportin e Rinasit. Nga burime të Report TV mësohet se Matilda Bilali, gruaja e ish-policit të vrarë, ka kërkuar ndihmën e kolegëve për të kaluar vjehrrën e saj drejt Anglisë. 

Nuk dihen ende arsyet se pse nëna e ish-policit të vrarë donte të udhëtonte në mënyrë klandestine drejt Anglisë, gati një vit pas vrasjes së të birit. 50-vjeçari Arben Bilali, u vra më 30 janar në zonën e Selitës, kur sapo zbriti nga një makinë ku ndodhej  bashkë me shokun e tij. Arbeni ishte djali i tretë i familjes Bilali që është vrarë, pasi vite më parë i janë vrarë edhe dy vëllezërit, Bujar dhe Leonard Bilali. 

I akuzuari kryesor për vrasjen e Arben Bilalit ishte Gjergji Cukali, miku i Emiljano Shullazit, që falë një vendimi të gjykatës së Apelit Tiranë, ia doli të rifitojë lirinë, disa muaj pas arrestimit. Ishte ADN e gjurmëve të një pështyme që u gjendë në makinën e vrasësve  që çoi grupin hetimor drejt Cukalit, por Gjykata e Apelit e quajti të pamjaftueshme si provë.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kafsha: 06/02/2020 17:32

    Shumë shumë shume e rende nje gje e tille! Bravo qe i kapet bajgat fshatare!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?