Meta dhe Berisha

Lëreni mënjanë refrenin "na vodhën dhe na blenë votat”, keni dalë më keq se në ’97-n

18 Maj 2023, 20:24| Përditesimi: 18 Maj 2023, 20:25

  • Share

Është hera e 6 rresht që opozita po humb përplasjen elektorale me PS duke u tkurrur në vota e perfaqsim politik.

Në këto zgjedhje opozita nuk ka asnjë Bashki të fituar me shumicë të këshilltarëve. Asnjë. Të gjithë këshillat bashkiakë zotërohen nga PS+PSD. 

Ne këto zgjedhje opozita kam marrë numrin minimal historik të votave, shumë më pak vota edhe sesa zgjedhjet skandaloze të 1997.

Lërini mënjanë refrenin shumëvjeçar  "na vodhën apo na blenë votat". E kuptoni qe është rezultati shumë më skandaloz sesa 1997 ku nga urrejtja për ngjarjet e 1997 realisht  komisioneret e PD nuk lejoheshin të merrnin pjesë në gjysmat e komisioneve në Shqipëri apo masakroheshin nëpër qendra votimi dhe policia mbushte kutitë për PS. Nuk ka të krahasuar me atë masakër.

E pra në numra në 2023 opozita është shumë më keq se atëherë.

A do e adresojë njeri si problem apo jo? Deri tani duket sikur jo.

Në fakt në Shqipëri ka patur e do ketë gjithmonë njerëz që janë rreshtuar në opozitë, por jashtë partive politike dhe u bënë vite që këta njerëz shohin probleme tek opozita dhe e kanë shprehur hapur.

Kjo kritikë në shumicën e kohës nuk ishte personale dhe as për ambicje pushteti pasi këta njerëz nuk synonin pushtet, por ishte thjesht një shqetësim pasi po shikohej si po rreshqisnin gjërat.

Po kjo kritike nuk u ka interesuar drejtuesve të opozitës, sepse i binte që të ndryshonin gjërat brenda saj duke humbur pushtet persona, pasi ne atë mënyrë ishin mësuar të drejtonin partite e të ruanin karrigen e tyre.

Në të njëjtën kohë kjo kritike nuk u pëlqente militantëve të opozitës të mësuar më idenë totalitare që Lideri ynë ka gjithmonë të drejtë e kush flet kundër është armik, agjent, i shitur etj.

E nga ky kombinim alla shqiptarçe lider-militant doli shprehja "Mos i bëni opozitë opozitës".

Në vend të kuptohej që ekzistonin probleme dhe dikush po ta vinte në dukje që ta përmirësoje, zgjidhej që të sulmoheshin ata që i tregonin këto probleme.

Për fat të keq jemi akoma në atë fazë. Nuk duket të ketë shpresë që drejtuesit e opozitës te adresojnë problemet. Ka më shumë mundësi që të jene militantët e lodhur tashmë ata që do hapin sytë të parët e të kuptojnë mashtrimin që u është bërë nga liderët e opozitës gjithë këto vite duke shpërdoruar e përdhunuar mirëbesimin e tyre.

Të shohim.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?