Një 15-vjeçare nga Kurbini i ka dërguar letër Presidentes së KE Ursula von der Leyen duke e falënderuar atë shkollën e rindërtuar Cub Çapani në Kurbin me fondet e BE.
Shkolla ishte shkatërruar nga tërmeti u rindërtua nga fondet e BE, ndërsa Erjona, ka zgjedhur një mënyrë mjaft të bukur dhe emocionale jo vetëm për të shprehur falënderimet e saj, por edhe për të treguar ato që përjetoi gjatë tërmetit të dy viteve më parë. Erjona shkruan se me shkollën e re ëndrrat e saj dhe të bashkëmoshatarëve u bë realitet.
"Sot shokët e mi dhe unë ndihemi evropianë të vërtetë. Shkolla jonë sot është moderne, më shumë hapësirë, e pajisur me të gjitha mjetet, me një laborator shkencor, një librari dhe një palestër për sport. Shokët e mi të cilët vuajnë nga aftësi të kufizuara nuk shqetësohen më se si të aksesojnë ambientet e shkollës. Shkolla jonë fantastike është shumë miqësore me ta. Unë, të gjithë ne, dashurojmë të shkojmë në shkollë çdo ditë. Ajo na e ka bërë të mësuarit shumë qejf dhe 'super cool'", ka shkruar vajza e vogël për kryekomisioneren e Bashkimit Europian.
Kjo letër është shpërndarë edhe nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca i cili shkruan se këto vepra të mira janë shembull i miqësisë dhe bashkëpunimit mes BE dhe Shqipërisë.
“Një “Letër nga zemra” i mbërriti Presidentes së KE Ursula von der Leyen nga qyteti i Kurbinit. 15-vjeçarja Erjola e shkroi për të shprehur gëzimin e saj për shkollën e re të rindërtuar me fondet e Bashkimit Evropian . 2 vjet pas tërmetit shkatërrues që goditi Shqipërinë, letra e Erjolës nuk është vetëm një rrëfim thellësisht personal i përvojës së saj, por edhe një kujtesë e fuqishme e të mirave që mund të arrijmë si evropianë kur BE dhe Shqipëria punon së bashku. Dhe një shembull i shkëlqyer i miqësisë së qëndrueshme mes BE dhe Shqipërisë dhe i së ardhmes sonë të përbashkët në Bashkimin Europain”, shkruan Soreca.