Sara Danius

Letërsi-Anëtarët e jurisë braktisin Nobelin, Danius: S’kam për t’u kthyer

2 Shtator 2018, 08:05| Përditesimi: 2 Shtator 2018, 08:10

  • Share

Kriza në Akademinë Suedeze të Nobelit vazhdon. Ndërsa shpallja e e këtij Çmimi botëror do të shtyhet për vitin tjetër, Akademia Suedeze është përfshirë në një ngërç të madh në jurinë që përzgjedh Çmimin Nobel në Letërsi. Pikërisht kur pritej që çështja t’i afrohej zgjidhjes, dje lindi një problem tjetër, teksa tre anëtarë hodhën poshtë lajmin se do të ktheheshin në Akademinë Suedeze.

Sara Danius, gruaja e parë që kryeson akademinë që nga viti 1786, ka shkruar në Facebook me gërma të mëdha se ajo nuk kishte “asnjë plan për t’u kthyer”.

Sara Danius u largua në muajin prill së bashku me Peter Englund dhe Kjell Espmark, pas një debati që ka përfshirë Akademinë Suedeze të Nobelit, reputacioni i së cilës është tronditur nga akuzat për ngacmim seksual të ngritura nga 18 gra kundër bashkëshortit të një anëtareje tjetër të akademisë, poetes Katarina Frostenson, i cili është tërhequr për një periudhë kohe.

Englund shkruan në Instagram se ajo nuk do të marrë pjesë në asnjë takim, por do dëshironte të luante një rol konstruktiv në ringritjen e institucionit.

Englund më vonë ka dhënë një deklaratë të përbashkët në emër të tre anëtarëve për Radion Suedeze, ku thuhet se lajmet e publikuara në media për kthimin e tyre ishin të pabazuara.

“Ne ndoshta mund të marrim pjesë në votime më të rëndësishme,” thuhet në deklaratë.

E përditshmja ”Svenska Dagbladet” është një nga mediat që raportoi për kthimin e tyre të enjten. Votat e tyre nevojiten për një kolegjium prej 12 vetash për të zgjedhur anëtarë të rinj. Katër vende janë të lira pas dorëheqjeve. Vetëm nëntë nga 18 anëtarët e akademisë të zgjedhur përjetësisht janë paraqitur rregullisht përpara pushimeve verore. Sesioni i vjeshtës i akademisë do të rifillojë më 6 shtator. Për shkak të krizës, akademia në maj të këtij viti ka deklaruar se do të shtyjë deri vitin e ardhshëm njoftimin për laureatin e Nobelit për 2018.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?