Hapet gara për Gjykatën e Lartë, KLGJ miraton rregullat e përzgjedhjes për 4 nga 19 anëtarët (Kriteret)

5 Korrik 2019, 11:44| Përditesimi: 5 Korrik 2019, 16:56

  • Share

Pak muaj pasi Gjykata e Lartë doli jashtë sistemit duke mos bërë as një kolegj me tre gjyqtarë, këshilli i lartë gjyqësorë ka miratuar rregullat e përzgjedhjes së 4 nga 19 anëtarët e kësaj trupe. Ata janë anëtarët jo gjyqtarë të cilët sipas rregullores së KLGJ-s duhet të kenë aftësi të larta morale, profesionale për 15 vite përfshi dhe botimet shkencore, menaxheriale si dhe për 10 vite të mos kenë qenë pjesë e posteve politike dhe të përfshirë në kandidime.

Kolonat mbi të cilat përzgjidhen dhe pikëzohen kandidatët janë merita profesionale, morale dhe etike si dhe organizative dhe menaxheriale. Ky proces pritet të nis brenda një jave dhe KLGJ do të shpall aplikimet për kandidatët jo gjyqtarë të interesuar për të qenë pjesë e gjykatës së lartë. Vendimi u miratua në mbledhjen e kësaj të premte, ku fillimisht media ishte e pranishme e më pas seanca u zhvillua pa kamera.

Pas verifikimeve dhe pikëzimit që KLGJ i bën kandidatëve emrat e tyre më pas i përcillen Presidentit të republikës për ti dekretuar gjyqtarë të lartë. Aktualisht gjykata e lartë nga 19 anëtarë ka vetëm dy kreun e saj dhe anëtarin me mandate të mbaruar Ardian Dvorani i cili qëndron në detyrë deri në mbërritjen e pasardhësit të tij. Kjo mbledhje e KLGJ-s dhe miratimi i procedurave për përzgjedhjen e anëtarëve jo gjyqtar vjen dy ditë pasi presidenti i republikës Ilir Meta i dërgoi KLGJ-s një letër duke kërkuar informacion për procedurën e deri më tanishme të përzgjedhjes së kandidatëve për gjykatën supreme.

( Kliko këtu ) dokumenti për kriteret e kandidatëve jogjyqtarë për Gjykatën e Lartë

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alba: 05/07/2019 14:02

    Ne faqen e vendeve vakante te Gjykates se Larte ka akoma shpallje pune te vitit 2013!!!!!!! Mendoni sa punohet atje... Shqiptaret s'kane turp per asgje... perfundimisht.. po une prape them: Turp!

    Përgjigju
  • dada: 05/07/2019 12:43

    Po pse kaq vone, cfare pune keni bere apo keni marre rrogen. me shuem po punon KLP se sa KLGJ

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?