Letër e hapur gangsterëve shqiptarë të Holandës!

17 Prill 2019, 18:34| Përditesimi: 17 Prill 2019, 18:37

  • Share

Të dashur çuna, si jeni me oreksin?


Nuk po u pyes për oreksin e të ngrënit por për oreksin e të bërit pará kam merak. Dhe ky oreks, kjo babëzi kolektive që u ka kapluar detyroi parlamentin e mbretërisë holandeze të na heqë vizën. Më tepër se një pullë e ngjitur vize schengen në pasaportat tona, më shqetëson viza e turpit që duan ti heqin Shqipërisë tonë dhe Shqipërisë tuaj.


Të dashur kriminelë shqiptarë!
Unë e di që ju keni avancuar dhe agravuar situatën e krimit atje në Holandë. Ju e keni kthyer portin e Roterdamit si portin e Vlorës ku sasitë e mëdha të kokainës vinë nga Kolumbia, Peruja dhe Brazili si të ishin peshqeshe dasmash e për këtë nuk jeni vetëm ju fajtorë por edhe partnerët tuaj hollandezë.
Ju e keni kthyer çdo shtëpi ne Amsterdam dhe Hagë në sera ku lulëzon hashashi i ngrohur nga llampat Led e për këtë veçse po bëni xhelozë edhe fermerët e Lushnjes por duhet ta ndani peshën e mëkatit edhe me policinë lokale dhe partnerët tuaj holandezë. Gjithësesi u vlerësoj që paratë e krimit po i investoni aty në Holandë e në Belgjikë por njëkohësisht mos nguroni të sillni një pjesë të miliona eurove edhe këtu në vendin tuaj, në qytetet tuaja, në katundet tuaja. Paraja ka vetëm një vlerë, ajo nëse qarkullon hap vende pune dhe sjell mirëqenie. 
E të mos zgjatem më tepër po ua ngarkoj publikisht edhe përgjegjësinë më të madhe që keni mbi supe. Dëgjojeni, pranojeni në heshtje dhe reflektoni.


Aftësitë tuaja në trafiqe janë titanike por detyra juaj duhet të gërshetohet edhe me promovimin. Me promovimin që duhet ti bëni Shqipërisë te partnerët tuaj, te klientët tuaj, te spaçatorët tuaj.
Tregohuni atyre që Shqipëria është një vend i bukur, i dashur, i çuditshëm evropian. Një vend i shtrirë në udhëkryqin e dilemës mes Lindjes dhe Perëndimit. Një vend i kolonializuar 500 vjet nga Perandoria Osmane por kurrë nuk denjoi të mësojë e të flasë gjuhën e pushtuesit. Një vend që e gllabëroi bolshevizmi sovjetik por aktroi sikur iu nënshtrua Moskës dhe mbeti unik në komunizmin e tij.


Një vend kontrastesh sociale ku kryeministri aktual del pa brekë plazheve dhe në të njëjtën kohë sheh rrugëve të Tiranës femra besimtare të mbuluara me ferexhe. Një vend që ka fshatra me nga dy xhami por që ka dërguar më pak luftëtarë për Isisin në Siri sesa ka dërguar vetë Hollanda.
Ngrijeni zërin e u thoni partnerëve tuaj atje se shqiptari nuk cënon kurrë civilizimin dhe sigurine holandeze. Tregojuni se në shkollat tona mësojmë historinë e Vendeve të Ulëta, mësojmë, studiojmë dhe adhurojmë artin dhe kontributet e tyre në bërjen e planetit një vend më të mirë.


Promovojeni Shqipërinë kudo ku bëni biznes ilegal apo të ligjshëm aty në Hollandë dhe mos të bëhen xhelozë pse ne kemi 300 ditë me diell çdo vit, pse plazhet tona pas 5 vitesh do tejmbushen nga turistët e tyre, pse kuzhina jonë tallet me patatet e tyre të zjera, pse çmimet tona nuk krahasohen me ata të tyre të frikshme. Tregojuani e u thoni se turizmi i tyre është sforcim dhe bazohet te kurvellëku, te droga ndërsa i yni është pak dembel por mbetet organik dhe unik. 


Është e njëta histori, kështu u sollën edhe me Greqinë dhe me Jugun e Italisë gjatë viteve '70 por dështuan ndaj hollandezët "kopila" si gjithmonë avancuan me legjislacionin sepse nuk kishin alternativa të tjera burimore e natyrore. Legalizuan mjaft vese për të joshur miletin dhe ia dolën ndërsa ne na ka bekuar Perëndia e duam edhe pak kohë e pak pará për ta kuptuar e për të sulmuar.
Le të mblidhen politikanë dhe shejtanë holandezë për të na stacionuar apo për të na penguar. Ne jemi mesdhetarë kodoshë që i detyrojmë të na duan pavarësisht se publikisht hiqen sikur na urrejnë.
Kështu bëri edhe piktori i tyre Van Gog por kur u kthye në Hollandë kuptoi sa shumë e dashuronte një vajzë mesdhetare dhe preu veshin e tij e ia dërgoi me postë si dëshmi e ndjenjës sublime.
Të dashur kriminelë shqiptarë që jetoni në Hollandë. Ju kur u shisni drogën dhe kurvat klientëve tuaj mos i detyroni ata të presin veshët apo hundët por tregouni se në ekonominë e tregut që ata vetë e shpikën respektohet kërkesa dhe oferta. Kërkesa janë ata, ju do mbeteni përgjithmonë oferta!

 

 

 

a.m./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Besford këlluf gjoleka: 19/04/2019 17:03

    O BLEDI MANE ke plotësisht të drejt Hollanda është shtet droge e shtet " KURVAS " po çfar fai kan Shqiptarët se kta ja mësuan kto vese. Në kohën e xhaxhi Enverit në Shqiptarët si dinim emrin DROGËSkta na i mësuan e tani na shajn birat e kurvave . Hollanda është shteti më pler i evropës shtet tulipanësh . Ju a bëni mir o çuna ktyre plerave po lekët investojini në SHQIPËRIN PRALLORE .BLENDI MANE RRESSSPEKT.

    Përgjigju
  • zike suma: 18/04/2019 12:09

    I dashur tope! nuk paske kuptuar asgje pse hollandezet votuan kundra! eshte pikerisht arsyeja qe parate e krimit investohen ne Shqiperi (jashte eshte e pamundur, por besoj qe formimi yt nuk arrin ta kuptoje), duke bere pallate, resorte, duke blere politiken (ne te dy krahet), artin, duke dhen imazhin e nje jete super ne Shqiperi, qe eshte nje imazh fals, dhe i perket vetem nje zone te izoluar (Blloku) i mbushur me pedera dhe bundra. Ndaj i dashur Tope, te ftoj perpara se te besh sarkastin me ata qe kane shpikur rroten, te dalesh ne pasqyre (jo vetem ti por te gjithe) dhe per te pranuar njehere te vetme, qe problemi qendron tek Ne, e jo tek te tjeret sic na pelqen rendom ta gjejme.

    Përgjigju
    • Zuli: 18/04/2019 22:37

      Ti zike suma ik bjeri sumes andej nga hollanda se i bijne mire andej,biles merr dhe letrat hollandeze si i persekutuar ne vendin tend per renie sume. Hollandezet jane super raciste, qe ne cerdhe e kopshte femijet hollandeze jane te ndare nga racat e tjera, kshuqe eshte e kote te hysh ne politiken e tyre prej gaysh e kurvash. Na pyet ne qe kemi 20 vjet qe jetojme ktej e punojme gjithe diten per ti dhene shtetit trecerekun e rroges per taksa taksa taksa.

  • Genti: 18/04/2019 01:58

    Bravo, nje shkrim madheshtor, drogen dhe kurvat nuk i quan shqiptaret ne hollande por i gjeten ne mesin e hollandezeve, thjesht i lejuan vehtes te bejne pak para.

    Përgjigju
  • Hinglateri: 17/04/2019 23:40

    Hollanda vendi kurvave bordellove hashashit

    Përgjigju
    • Shunden-Bunden: 18/04/2019 18:31

      Po Basha qe eshte hollandez ku futet ne nje nga keto tre o Hinglo?

  • Uauuuu....: 17/04/2019 21:48

    Gjithnje komentet e tua me jane dukur me nje ton te rende e disi pak banal,ppr kesaj here letra jote e hapur eshte SUPER. Nuk I heq apo I shtoj dot asnje shkronje.

    Përgjigju
  • bledi: 17/04/2019 21:46

    Sa injorant qe je o Bledi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?