Tiranë-Një 32-vjeçar në kryeqytet është vendosur në pranga në rrugën “Mysym Keta” pasi u kap duke lëvizur në një taksi me pistoletë dhe thikë.
"A. Ç., 32 vjeç, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, informoi sot policia.
Sipas njoftimit të bluve i arrestuari është person me precedent të mëparshëm penal.
Në bazë të kontrolleve të kryera u sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, 1 thikë, 9900 euro dhe 250 000 lekë, që u gjetën në çantën që kishte me vete i riu.
Operacioni u kodua 'Pasagjeri'.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Komente
