Lëvizte me targa të një mjeti tjetër, sekuestrohet 'Ferrari' që bënte manovra të rrezikshme në rrugët e Tiranës!

16 Gusht 2020, 10:57| Përditesimi: 16 Gusht 2020, 12:20

  • Share

18 drejtues mjetesh të cilët qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara u është hequr patenta mbrëmjen e kaluar pas kontrolleve me radar të ushtruar nga policia brenda 5 orëve. Këta shoferë lëviznin me shpehtësu nga 146 km/h- 159 km/h në rrugën interurbane Durrës - Tiranë dhe Sauk-Astir.

Ndërkohë gjatë oreve të fundit në unazën e madhe në segmentin Liqeni i Thatë-Astir, është evidentuar nga policia rrugore një 46 vjeçar që drejtonte një automjet luksoz "Ferrari" i cili kryente manovra të rrezikshme në rrugë.

Pas ndjekjes nga patrullat e policisë është bërë e mundur kapja dhe bllokimi i automjetit. Nga verifikimi paraprak i dokumentacionit rezultoi se targat e mjetit luksoz i përkisnin një automjeti tjetër.

Gjithashtu në segmentin rrugor Teg -Astir dhe rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë, u evidentuan dhe u ndëshkuan 28 drejtues mjetesh për shpejtësi mbi normat e lejuara por pa masë plotësuese atë të pezullimit të lejes së drejtimit si dhe 7 drejtues mjetesh për manovra të rrezikshme në rrugë.

Kontrollet kanë vijuar edhe në rrugët e brendshme të kryeqytetit duke përdorur dragera, ku në këtë hark kohor janë pezulluar 15 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vjeshta: 16/08/2020 17:28

    Pse duhet ajo parashtesa"mjet luksoz"?! Thjeshtë Ferrari, Fiat apo karrocë me kalë! Vdisni për hapje b*thësh!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?