Trajneri Edoardo Reja dhe kapiteni Etrit Berisha

Lewandowskin apo Messin? Zbulohet si votuan Reja dhe kapiteni Etrit Berisha për lojtarin më të mirë të vitit

18 Janar 2022, 08:30| Përditesimi: 18 Janar 2022, 08:32

  • Share

Për të qenë transparent me opinionin publik, FIFA ka zbuluar të gjitha votat e trajnerëve dhe kapitenëve të kombëtareve për Çmimin “FIFA The Best 2021”. Për rrjedhojë, nga kombëtarja jonë të drejtën e votës e kanë pasur trajneri Edoardo Reja dhe kapiteni Etrit Berisha.

Kështu, Reja i ka dhënë pikët maksimale (5 pikë) Jorginhos, 3 pikë Lewandowskin dhe 1 pikë Messit. Nga ana tjetër, kapiteni Berisha i ka dhënë 5 pikë Messit, 3 Lewandowskit dhe 1 pikë Erling Haalandit.  

Në përfundim, ka qenë Robert Lewandowski ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të FIFA-s për herë të dytë radhazi, duke mposhtur Lionel Messin dhe Mohamed Salah.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?