Kultura

Lezhë/ Akordohen çmimet 'At Gjergj Fishta' në gazetari, botuesi: Surprizë vërtet e këndshme

22 Tetor 2021, 20:36| Përditesimi: 22 Tetor 2021, 20:40

  • Share

Aktivitetet kulturore në nder të Fishtës kanë startuar në Lezhë me çmimet në gazetari, akorduar nga Unioni i Gazetareve për 4 personalitete që kanë kontribuar në fushën e gazetarisë dhe publicistikës, si Frano Kulli, Ndue Dedaj, Ndue Dragusha dhe i ndjeri Preg Baloj.

“Ne jemi emocionuar është një surprizë vërtet e këndshme. Falënderoj përzemërsisht degët e unionit, Unionin e Gazetarëve që na kanë në kujtesë edhe neve”, botuesi Frano Kulli.

“Është një nder dhe privilegj shumë i madh për mua, të tërheq një çmim për një mirditor, në një zhanër sa i vështirë, aq edhe interesant siç është reportazhi”, u shpreh gazetarja Aurora Nikolli.

”Është bërë një traditë pothuajse më shumë se 28 vite që emri i At Gjergj Fishtës i referohet kulturës”, tha Aleksandër Çipa, kryetar i Unionit të Gazetarëve.

Të tjera aktivitete kulturore e artistike pritet të zhvillohen gjatë kësaj jave në Lezhë në kuadër të 150-vjetorit të lindjes së At Gjergj Fishtës.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?