Lezhë, bashkëfshatarët rrihen për pronën me grushte e lopatë, njëri përfundon në spital me plagë në kokë

24 Janar, 12:25| Përditesimi: 24 Janar, 12:42

  • Share

Lezhe- Një konflikt pronësie mes dy personave ne Ungrej të Lezhës, përfundoi me plagosjen me sende të forta të një të moshuari.

I plagosur ka mbetur shtetasi, Ndrec Kola i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Lezhes.

I moshuri i cili ka marrë dëmtime në kokë dhe krah tregon ngjarjen që ndodhi mbrëmjen e 23 janarit

"Me këtë fshatarin ka disa vite që kemi hatërmbetje me njëri tjetrin. Ai më thotë jo në vendin tim, ndërsa hyn në tokën e babës. Fajin e ka vëllai im. Ai futi dhitë në tokën e babës. Unë i thirra dhe më qëlloi me lopatë. U përleshëm tek për tek e nuk kishte çfarë të bënte. Më pas mori djalin e vet dhe më dolën para. Më kapi djali i vet. E kapa djalin e ai më qëlloi me lopatë" thotë ai.

I moshuari tregon se babë e bir janë të ndaluar ndërsa kërkon ndihmën e autoriteteve të ndërhyjnë.

"Shteti të marrë masa ose ata ose unë. Nëse nuk merret dot shteti të ma lënë mua" tregon më tej ai. 

Në lidhje me rastin Policia e Lezhës u vu menjëherë në lëvizje duke kryer të gjitha veprimet hetimore, si dhe mori dëshmitë e përsonave të përfshire me qëllim zbardhjen e kësaj ngjarje e cila ndodhi në fshatin Ungrej të Bashkisë Lezhë.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?