Foto ilustruese

Lezhë/ Goditi bashkëmoshatarët me dorezë metalike duke i bërë për spital, vihet në pranga 18-vjeçari

17 Maj, 15:01| Përditesimi: 17 Maj, 15:25

  • Share

LEZHË- Një 18-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Lezhë pasi u konfliktua me dy bashkëmoshatarë të tij duke i goditur me dorezë metalike. Dy bashkëmoshatarët e dhunuar, 16 e 18 vjeç, përfunduan në spitalin e Lezhës për mjekim të plagëve të marra nga goditjet.

Më pas policia pas njoftimit mbrëmjen e djeshme për dy adoleshentët që kishin shkuar në spital të lënduar, nisën punën për identifikimin e autorit.

Dhe më pas u vu në pranga Xhuljano Doda, 18 vjeç, banues në Ishull Lezhë. Mësohet sipas policisë se konflikti mes adoleshentëve kishte nisur për motive të dobëta.

'Si rezultat, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Xh. D., 18 vjeç, banues në Ishull Lezhë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka dëmtuar me send të fortë (dorezë metalike), 2 shtetas, (16 e 18 vjeç),  të cilët ndodhen  në kujdesin e mjekëve.', thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë materialet proceduriale i janë kaluar prokurorisë ku 18-vjeçari do hetohet për ‘Plagosje të rëndë me dashje’.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?