Lezhë/ I dha hashash një të mituri dhe videon e postoi në 'Tik Tok', në pranga 31-vjeçari

12 Shtator 2023, 21:12| Përditesimi: 12 Shtator 2023, 22:46

  • Share

LEZHË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë, ku një 31-vjeçar i ka dhënë një të mituri hashash. Sikur kjo të mos mjaftonte, 31-vjeçari Gëzim Avdi (Kalia) e ka publikuar videon në rrjetin social Tik Tok, teksa pinte hashash bashkë më të miturin. Kjo video është publikuar në një rrejt social shumë i ndjekur nga fëmijët dhe të rinjtë, duke sjellë edhe reagimin e Policisë, e cila e ka arrestuar për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës”.

“Strukturat hetimore të DVP Lezhë, menjëherë pas publikimit të një videoje, në rrjetin social Tik Tok, në të cilën shfaqej një shtetas duke i dhënë për të pirë një të mituri, cigare me lëndë  të dyshuar narkotike, kanë nisur verifikimet për identifikimin e shtetasit që shfaqej në video. Nga veprimet e shpejta hetimore u bë identifikimi i shtetasit Gëzim Avdi (Kalia), 31 vjeç, banues në Patok, Kurbin”, njofton policia.

Për rastin ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm Taulant Balla.

“Jam njohur sot pasdite me një video skandaloze ku një person i papërgjegjshëm duket se i ofron një cigare (të dyshuar hashash) një të mituri. Menjëherë i kam kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit identifikimin e këtij personi dhe më pas Policia ka bërë të mundur ndalimin e tij të menjëhershëm dhe shoqërimin në Komisariatin e Kurbinit, i akuzuar për nxitje të përdorimit të lëndëve narkotike në rrethana rënduese”, shkruan Balla.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?