LEZHE- Në fshatin Koljakaj të Lezhës u kremtua festa e Shën Markut.
Qindra besimtarë katolikë u lutën për sa më shumë mbarësi e shëndet, ndërsa nuk munguan edhe këngët e vallet.
“Dashuria është sakrificë”, tha Dom Mateusz Drzewiecki Famullitari i zonës.
E ajo çka ra në sy, ishte pjesëmarrja e shumë besimtarëve myslimanë, duke dëshmuar edhe njëherë harmoninë fetare në vendin tonë.
Kreshnik Mujeci, ideatori dhe realizuesi i kësaj feste te përbashkët, synon ta ktheje ne tradite me qëllimin për të forcuar edhe më shumë lidhjet ndërmjet këtij komuniteti dhe për te ndare gjithçka së bashku. Ishte diçka e veçantë për banorë e ata qe kishin ardhur enkas për këtë festë.
“Kreshniku zoti e bekoftë, kjoft faqebardh”, tha një banor.
“Ka bërë një vepër që as mendja nuk na ka shku që ta bëjmë”, tregoi një tjetër.
“Është një event shumë i rëndësishëm që e meriton kjo zonë. Knaqem dhe e falënderoj iniciatorin që ka realizuar këtë vepër kaq të madhe për komunitetin malësor”, u shpreh një tjetër.
“Kemi ardhur nga Lezha vetëm me festu. Na kënaqi”, u shpreh një tjetër.
Festa e Shën Markut në Koljakaj u mbajt në kodrën mbi fshat, aty ku tashmë është vendosur edhe një kryq i larte 12 metër që shihet si mbrojtësi dhe udhëheqësi i këtij komuniteti të krishtere.
E paskeni fut edhe një polak, se greke e italian keni sat doni, ku ka mysliman aty?
Përgjigju