Lezhë/ Pas një dekade banorët e fshatit Gjadër kanë një vend ku do prehin të vdekurit

16 Prill, 19:21| Përditesimi: 16 Prill, 20:53

  • Share

Lezhe- Sigurimi i vendit ku do të prehen të vdekurit nuk do të jetë më problem për banorët e fshatit Gjader në Njësinë Administrative të Dajçit në Lezhë.

5 mijë metra katror tokë janë vënë në funksion të varrezave, duke i dhënë zgjidhje një shqetësimi 10-vjeçar në këtë zonë. Investimi është realizuar nga Bashkia Lezhë dhe i jep zgjidhje problematikes të pakten për 4 dekadat e arshme.

Zgjidhja e problemit të varrezave në këtë fshat, u prit mjaft mire nga banoret dhe përfaqësuesit e klerit katolik, të cilët thonë se nuk kishin një vend ku të preheshin të vdekurit.

Fshatit Gjader i mungonin varrezat prej të pakten 1 dekade dhe banoret detyroheshin të varrosnin të vdekurit në zona të tjera apo në toka bujqësore afer banesave të tyre.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 17/04/2024 00:34

    10 vite burokraci dhe befas u gjet zgjidhja! Pikerisht tani qe ne Gjader do te ngrihet dhe kampi i refugjateve?! Koncidence e cuditshme! Besoj se po behemi gati per cdo gje !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?