LEZHË- 8 persona mbeten të plagosur, pas përplasjes së 4 automjeteve në aksin Lezhë-Shkodër. Aksidenti ndodhi rreth orës 17 e 30 minuta të së shtunës pranë fshatit Mabë të Lezhës. Të plagosurit mes të cilëve 5 të mitur të moshës 12 deri në 17-vjeç janë dërguar në spitalet e Shkodrës dhe të Lezhës, ndërsa njëri prej tyre mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën si pasojë e plagëve të marra.
Në këtë aksidenti u përfshinë dy foristrada dhe dy autovetura dhe pas përplasjes njëra nga makina përfundoi jashtë rruge. Shkaqet e këtij aksidenti të katërfishtë mbeten ende të paqarta, ndërsa policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave.
Si pasijë e këtij aksidenti u bllokua për disa minuta aksi Lezhë-Shkodër. Kjo situatë krijoi radhë kilometrike automjetesh dhe u desh ndërhyrja e policisë rrugore për lehtësimin e lëvizjes në këtë rruge nacionale.