'Manovrat me makinë i kanë rrezikuar jetën vëllait tim'/ Vetëdorëzohet i riu që plagosi dajë e nip në Kurbin: Më provokuan

6 Maj 2020, 08:13| Përditesimi: 6 Maj 2020, 11:58

  • Share

KURBIN- Dajë e nip u plagosën me armë zjarri pas një sherri banal në Kurbin, e ndërsa autori  Aurel Shurbi u vetëdorëzuar pa kaluar 24 orë! Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në afërsi të Urës së Drojës në kufirin ndarës mes Krujës dhe Kurbinit, ndërsa të plagosuri janë Agron Mema dhe Klevis Leka përkatësisht 50 dhe 30-vjeç. Ata u qëlluan automatik teksa po udhëtonin me një automjet në rrugën kryesore. Dy nga plumbat i preken në pjesën e këmbëve dhe u dërguan menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin e traumës në Tiranë, nga ku mësohet  ndodhen jashtë rrezikut për jeten. Autor i kësaj ngjarjeje është Aurel Shurbi i cili në pamundësi për t'u larguar u vetedorëzua të shërbimet e Policisë disa kilometra larg vendit të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i tij në flagrancë, për veprat penale "Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave, e mbetur në tentativë" dhe "Armëmbajtja pa leje".

Rreth dy kilometra larg vendit të ngjarjes, u gjet  dhe sekuestrua edhe arma e zjarrit kallashnikov me të cilën autori plagosi dajë e nip. Paraprakisht dyshohet ngjarja ka ndodhur për shkak të një sherri banal i cili e kishte zanafillën 4 muaj më parë, por që gjatë kohëve të fundit kishte agravuar mes palëve të cilët i kanë banesat afër njëri tjetrit në Mamurras. Nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se vëllai i autorit kishte debatuar kohë me parë me 30-vjeçarin Klevis Leka, me pretendimin se gjatë manovrave me automjetin e tij i kishte rrezikuar jetën. Që prej asaj kohe ata ishin përplasur disa herë me njëri tjetrin dhe gjatë mbrëmjes të së martës 30-vjeçari Leka kishte lëvizur disa herë para banesës së familjes Shurbi. Këta të fundit i kanë quajtur provokim veprimet e tij dhe i kanë kërkuar të largohet, por ai nuk i është bindur dhe debati mes tyre ka agravuar. Në këto kushte autori ka marrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar ne drejtim të automjetit që po lëviznin dajë e nip.

1588748337_armaekrimit001001001.jpg

Arma e krimit

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Santa Quaranta: 06/05/2020 16:42

    Sa shpejt provokohen keta mirditoret ore?!!

    Përgjigju
  • Kafsha: 06/05/2020 08:29

    Na mbytene fshataret, 30 vjet u meruamë nga fshataret qe Enveri ua futi kembet ne nje kepuce. Fshatarë njerese të liqe!

    Përgjigju
    • Vicidoli: 06/05/2020 14:28

      Me pergezue Berirrsh se i bani tan me arm me rujt vedin dhe nderin

    • Gim: 06/05/2020 12:13

      Kafsha, mendimin e ke te sakte, por shqipen e ke te dobet

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?