Lezhe- Nxënësit e shkollës "Fran Ivanaj" në Ishull-Shëngjin tashmë mësojnë në kushte bashkëkohore.
Shkolla që ishte dëmtuar 4 vite më parë nga termeti, tashmë është riparuar ploëtësisht me fondet e Bashkimit Europian.
Inagurimi u bë prani të përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë Lezhë.
"Jemi shumë të lumtur për këtë bashkëpunim, mes bashkisë dhe UNDP. Gjithashtu jemi të lumtur që shikojmë që 45 nga 64 objekte janë rindërtuar më mire se më parë” tha Andrea Ferrero, Shef Seksioni prane Delegacionit te BE ne Tirane.
"Eshtë një ditë shumë e bukur dhe jam shumë e lumtur që ndodhem në Lezhë. Kemi ndërtuar këtë shkollë mbi parimet e të ndërtuarit sëbashku” tha Monica Merino Përfaqësuesja e Përhershme e PNUD në Shqipëri.
Programi “BE për Shkollat” financohet nga Bashkimi Evropian me një vlerë prej 75 milionë Euro dhe zbatohet nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara në Shqipëri (PNUD) në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare. Deri më tani kanë përfunduar 45 objekte arsimore dhe 14 të tjera janë aktualisht në proces rindërtimi apo riparimi.