Kronikë

Lezhë, rrjeti elektrik në zonë e Myltes si në mesjetë! Telat e korrentit bien në rrugë, rrezikojnë jetën e qytetarëve: Shteti të ndërhyjë, mos të marri vetëm lekët e energjisë

29 Nëntor 2021, 09:39| Përditesimi: 29 Nëntor 2021, 10:12

  • Share

LEZHË-Rrjeti elektrik në zonën e Myltes në Shënkollë të Lezhës është larg çdo imagjinate, ku shtyllat janë thuajse të rrëzuara dhe telat e korrentit varen mbi kokat e fëmijëve dhe të qytetarëve. Gjithashtu  për shkak të erës telat e korrentit këputen dhe bien në rrugë duke vënë në rrezik jetën e tyre.

Gjendja e rrjetit elektrik në zonën e Myltes është tërësisht e amortizuar, duke sjellë ndërprerje të vazhdueshme të energjisë elektrike.

Ndonëse janë pagues të rregullt të faturave të energjisë, banorët thonë se në këtë zonë nuk është investuar asnjëherë dhe se linjat elektrike janë bërë me kontributin e vetë komunitetit. Ata kërkojnë ndërhyrjen e shtetit për përmirësimin e rrjetit elektrik i cili është tërësisht i amortizuar.

"Ndërprerje të energjisë për shkak të rrjetit të amortizuar ka, nuk ka asgjë linjë këtu të bërë nga shteti, rrjeti është i amortizuar, duhet të ndërhyhet", tha një qytetar

"Çdo gjë e kemi bërë ne në mënyrë private, shteti jo nuk ka bërë asgjë, vetëm vjen na merr lekët e dritave, kaq ka bo shtetit", tha një tjetër.

Në zonën e Myltes janë mbi 300 familje që po përballen me probleme të vazhdueshme me energjinë elektrike. E kontaktuar për këtë çështje Njësia e OSHEE në Lezhë thotë se është në dijeni të problematikes dhe se kjo zonë është në pritje të investimeve në të ardhmen.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?