Lezhë/ Vrau nënën një ditë më parë, 62-vjeçari dëshmon para hetuesve: Kam vrarë 2 mijë veta, s'më beson njeri

14 Maj, 09:17| Përditesimi: 14 Maj, 11:45

  • Share

“Kam vrarë 2 mijë vetë s'më beson njeri, vrava nënën time dhe ma besuan”, kështu është shprehur para hetuesve 62-vjeçari Arsen Dani i cili një ditë më parë masakroi me thikë për vdekje nënën e tij Gjylije Dani, brenda apartamentit ku jetonin ne lagjen “Besëlidhja” të qytetit te Lezhës.

62-vjeçari ka shfaqur probleme të theksuara të shëndetit mendor, ndërsa po mbahet në dhomat e paraburgimit të komisariatit të Lezhës.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e djeshme rreth orës 14:30 minuta brenda një apartamenti në katin e katërt të një pallati në lagjen ‘Besëlidhja’ pranë bulevardit Gjergj Fishta.

Ish-arsimtarja Gjylije Dani, 88 vjeçe u qëllua disa herë me thikë në shpinë, nga djali i saj 62-vjeçar Arsen Dani. Nga plagët e marra ajo gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa kanë qenë fqinjët të cilët kanë dëgjuar zhurmën dhe kanë njoftuar policinë në lidhje me ngjarjen.

Arsen Dani u prangos pa bërë rezistencë si dhe iu sekuestrua mjeti prerës (thikë) me të cilën kishte kryer vrasjen. Dani kishte probleme të shëndetit mendor, por nuk kishte qenë problematikë për fqinjët apo për komunitetin.

Fillimisht kishte debatuar me nënën mesditën e së hënës në rrethana të paqarta dhe më pas e ka qëlluar me thikë.

 

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • WTF: 14/05/2024 10:20

    Hahaha, ky mendon se eshte Sali Berisha, se vetem ai ka vrare me mijera ne Shqiperi!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?