Sociale

Lezhë, shembet ura, rrezikohet izolimi i banorëve (VIDEO)

5 Prill 2021, 16:37| Përditesimi: 5 Prill 2021, 16:58

  • Share

Lezhë-Prej dy ditësh ura në Torovicë të Lezhës është shembur thuajse plotësisht dhe rreth 1.500 banorë të dy fshatrave, Malecaj dhe Koljakaj rrezikojnë të mbeten në izolim, ata apelojnë për ndërhyrje të menjëhershme. E ndërtuar rreth 50 vite më parë, gjendja e Urës së Malecajve në njësinë vendore Torovicë të Lezhës është në situatë të mjerueshme.

Rreth 1.500 banorë të dy fshatrave, Malecaj dhe Koljakaj rrezikojnë izolimin total, pasi reshjet e dy ditëve më parë e kanë shembur thuajse plotësisht urën.

“Ka 4-5 vjet që është bërë rruga. E kanë shembur kamionat e mëdhenj dhe tash dy-tri netë ka renë brenda komplet. S’ka ardhur askush, vetëm dje më thanë ka ardhur policia ka vënë ato shirita dhe s’dimë gjë moë tepër” shprehet një banor i zonës.

“Është duke u çarë dhe po s’vuri dorë shteti ose bashkia, këtu është rrezik të vdesë dikush, pasi vjen makina e kalon këtu rrezik bie në kanal”, shprehet një banor i fshatit.

“Shumë e shqetësueshme është për ne se s’kemi ku të kalojmë as me bagëti, as me mjete e me asgjë . Boll frikë kemi”, thotë një banor i fshatit.

Përballë kësaj situate banorët apelojnë për ndërhyjë të menjëhershme, pasi ndjehen të rrezikuar.

“Ka disa kohë që ka patur krisje. I bëj thirrje shtetit të verë sa më shpejt dorë në të, të vij një inxhiner i mirëfilltë sepse këtu kalojnë mjete të tonazhit të lartë. Zona mund të izolohet komplet dhe për ne nuk ka jetë më”, thotë një tjetër banor.

Edhe pse e ndërtuar që në 1970, ura e Malecajve në Torovicë nuk ka njohur asnjëherë investime dhe e vetmja masë e marrë sot është vendosja e një shiriti nga policia, ku sinjalizohet për rrezikun e kalimit.

 

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?