Bejrut, Liban

LIban/ Izraeli sulmon Bejrutin me raketa ‘bunker busters’, synonin oficerin e lartë të Hezbollahut! 16 viktima

23 Nëntor, 09:33| Përditesimi: 23 Nëntor, 15:52

  • Share

Mediat libaneze pretendojnë se avionët që kryen sulmet në lagjen Basta të Bejrutit, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 16 personave, lëshuan "bunker busters", municione që mund të depërtojnë nën tokë (shpërthejnë dy herë, një herë për të krijuar të çarë në murin e bunkerit, dhe një herë pasi depërtojnë brenda bunkerit).

Sipas medias izraelite Times of Israel, objektivi i sulmit masiv në Bejrut ishte oficeri i lartë i Hezbollahut, Talal Hamiya. Ai u emërua kreu i divizionit të operacioneve të grupit terrorist pasi Izraeli vrau Ibrahim Aqili, kreun e operacioneve ushtarake të Hezbollahut, në një sulm më 20 shtator.

Nga ana tjetër, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kanë fajësuar Hezbollahun për sulmin që çoi dje ( 22 nëntor 2024) në plagosjen e 4 ushtarëve italianë që janë pjesë e misionit të OKB-së në Liban, UNIFIL.

Sa i përket luftës në Rripin e Gazës, si pasojë e sulmeve të kryera nga Izraeli gjatë natës, janë shënuar 19 të vdekur, përfshirë disa fëmijë.

Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i Mbrojtjes Civile të enklavës palestineze, e cila është nën kontrollin e Hamasit, Mahmud Bassal .

“Nëntëmbëdhjetë njerëz u vranë dhe më shumë se 40 u plagosën në tre masakra të shkaktuara nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës midis mesnatës dhe mëngjesit të sotëm”,- tha Bassal.

Ora 14:48
Sekretari amerikan i Mbrojtjes telefonon homologun izraelit: Merrni masa për sigurinë e UNIFIL

1732369847_ap194172109088.jpg

Lloyd Austin

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka telefonuar ministrin izraelit të Mbrojtjes Israel Katz, lidhur sulmet e ushtrisë së shtetit hebre ndaj UNIFIL në Liban.

Pentagoni njofton se gjatë bisedës telefonike, Austin i ka kërkuar Katz të marrë masa për të mos cënuar Forcat e Armatosura Libaneze dhe UNIFIL, si dhe ka theksuar angazhimin "e palëkundur" të Shteteve të Bashkuara për sigurinë e Izraelit.

Gjithashtu, sekretari amerikan i Mbrojtjes ka nënvizuar se Uashingtoni po punon për të arritur një "zgjidhje diplomatike" që lejon civilët izraelitë dhe libanezë të kthehen në shtëpitë e tyre në të dy anët e kufirit.

Ora 14:34
Borrell: Vendimi i GJNP për Netanyahun dhe Gallant nuk është antisemitik

1732311786_josepborrell.JPG

josep Borrrell

"Vendimi i GJNP-së" për lëshimin e urdhër-arrestit kundër kryeministrit izraelit Benyamin Netanyahu dhe ish-ministrit të mbrojtjes Yoav Gallant "nuk ka të bëjë me antisemitizmin dhe nuk është një vendim politik. Jam i alarmuar nga politizimi ekstrem i reagimeve ndaj Gjykatës vendim”.

Kështu wshtw shprehur Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell.

“Dua të ngre zërin në mbështetje të Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe të kujtoj se vendimet e saj janë të detyrueshme për vendet e BE-së”, ka përsëritur spanjolli.

Ora 13:38
Izraeli sulmoi me raketa 'anti-bunker', shkon në 16 numri i viktimave në Bejrut

1729798784_bejrut.JPG

Bejrut, Liban

Sipas medias libaneze al Jadeed , numri i të vdekurve në sulmin e mbrëmshëm izraelit (23 nëntor 2024) në Bejrut, është rritur në 16.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?