Kronikë

Librazhd, tenton të shmang përplasjen me mjetin që iu fut gabimisht, makina godet pemën dhe përmbyset në rrugë (VIDEO)

18 Prill 2021, 10:39| Përditesimi: 18 Prill 2021, 11:39

  • Share

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Librazhd, ku një automjet pasi është përplasur me një pemë është përmbysur në rrugë. Nga aksidenti fatmirësisht nuk ka të plagosur.

Gjithçka ka nisur nga parakalimi i gabuar që një makinë bëri në rrugë, duke detyruar drejtuesin e mjetit tip Benz me targa AB 034 BZ, që të devijojë për të shmangur përplasjen. Kjo ka bërë që ai të dalë nga rruga dhe të përplaset me një pemë dhe më pas të përmbyset në rrugë.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit, që fatmirësisht nuk pati pasoja në njerëz.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kodi rrugor: 18/04/2021 11:22

    80% e shofereve nuk e di kodin rrugor 90% e policeve nuk e di kodin rrugor Dhe 99% e instruktoreve te autoshkollave nuke dine kodin rrugor. Policet jane partiak te pa afte dhe instruktoret earrin lishencen me leke dhe jane "profesionist" te sajur dhe te pa afte. Per tu shtuar edhe injoranca dhe arroganca e shume shofereve. Prandaj ndodhin keto aksidente.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?