20 vite më parë, Ergys Trimaçi la vendlindjen e tij, Shkodrën, për të provuar jetesën në Tiranë bashkë me familjen e tij. Pas përfundimit të gjimnazit nuk vazhdoi studimet e larta, por zgjodhi kursin profesional për berber.
E ushtroi prej disa vitesh këtë zanat, deri sa leximi i librave për zhvillimin personal (libra motivues) i ndryshoi rrjedhën e jetës.
Vendosi të provojë ndërmarrjen e iniciativave private dhe vazhdon të jetë këmbëngulës në zbulimin e alternativave për të ecur përpara. Sot ai ka nisur ta ndajë me njerëz të tjerë eksperiencën e tij me qëllim që kushdo që ndjehet i dobët, të mos dorëzohet në ditët më të vështira të jetës.
Për emisionin “Një nga ne”, 34 vjeçari, baba i një djali, tregon një ditë nga jeta e tij. Çdo gjë e ka të planifikuar në detaj, si rrjedhojë e leximit të librave motivues të cilët i ka pjesë të përditshmërisë.
Për tu njohur me historinë e tij klikoni linkun e emisionit.