Bota

Liderët evropianë thirrje SHBA-së dhe Britanisë që të eksportojnë vaksinat e tyre në vendet në nevojë, njëjtë si BE

8 Maj 2021, 11:09| Përditesimi: 8 Maj 2021, 12:58

  • Share

Në një kohë që patenta e vaksinave është bërë çështja e ditës, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të eksportojnë më shumë nga vaksinat e saj jashtë vendit dhe jo të grumbullojë furnizime për Amerikanët.

Von der Leyen gjatë Samitit të Portos nuk preferoi të përqendrohet në diskutimet për pronën intelektuale për vaksinat COVID-19, të cilat do të lejonin kompanitë e barnave në të gjithë botën të fillonin prodhimin e tyre dhe tha që eksportimi i tyre në botën në zhvillim ishte thelbësore .

"Ne i ftojmë të gjithë ata që përfshihen në debatin e heqjes dorë nga patentat e vaksinave të bashkohen me ne për të eksportuar një pjesë të madhe të vaksinave që po prodhohen në atë vend," tha ajo.

Ndërkohë, Presidenti francez Emmanuel Macron tha se heqja dorë nga të drejtat e pronës intelektuale mbi vaksinat ishte një zgjidhje afatgjatë.

“Ju mund t'ua jepni patentën e prodhimit disa laboratorëve që nuk dinë si ta prodhojnë atë. Ata nuk do ta prodhojnë atë nesër. "

E ndërkohë që edhe kryeministri italian Mario Draghi u shpreh ndarja e vaksinave për vendet e varfra është primare dhe për dhënien e patentave do të duhet më shumë informacion.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez tha se ideja e Presidentit Joe Biden ishte "e pamjaftueshme dhe se duhet të jetë më ambicioze".

SHBA ka dekurajuar eksportet e vaksinave të prodhuara në Amerikë në mënyrë që të mund të vaksinojë fillimisht popullsinë e saj ndërsa BE është bërë dhuruesi kryesor në botë, duke u bërë edhe objekt i kritikave të popullsisë në union për ritmin e ngadaltë të vaksinimeve.

Macron iu përgjigj kritikave, duke argumentuar se "anglo-saksonët bllokojnë shumë prej përbërësve" të nevojshëm për të prodhuar vaksina, duke iu referuar Uashingtonit dhe Londrës.

"Sot, 100% e vaksinave të prodhuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë për tregun Amerikan. Ne jemi më bujarët në botën e kombeve të zhvilluara. Evropa duhet të jetë krenare për veten e saj, " tha Macron.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?