Dilema pas dilemave!
Rrotull dilemave, mbi dilemat e vetëm për dilemat!
Të gjitha këto nuk të ndihmojnë për asgjë, por të braktisin në në një gjendje të thellë pasigurie e dileme!
Të gjithë e dime çfarë do të thotë krijimi i një subjekti të ri politik e sidomos kur mendojmë se një gjë e tillë mund të ndodhë në realitetin shqiptar!
Të gjithë e dimë se çfarë sfidash të presin me një subjekt të ri politik!
Të gjithë jemi të vetëdijshëm se çfarë ndodhë nëse një luan rrethohet i vetëm nga shumë higjena! Ama, Luani dallon nga kafshët e tjera, sepse edhe kur është i vetëm dhe i rrethuar, ai qëndron aty deri në fund dhe nuk ik!
Një lider është i tillë nëse beson tek vetja!
Një lider quhet i tillë nëse shpesh për ide dhe qëndrime sfidon edhe veten!
Lider është ai që kur te tjetër nuk besojne tek vizionet e vendimet e tij, ai jep shembull personal sfidë dhe qëndrestari.
Lider është ai që është një hap para ndjekësve të tij dhe shoqërisë ku jeton!
Lider është ai që merr vendime të vështira!
Lider është ai që lufton fortë për të realizuar atë që mendon të drejtë dhe të nevojshme për ndjekësit dhe shoqërinë!
Lider është ai që vepron pa marrë leje ndaj askujt!
Lider është ai që jep shembull për të tjerët me vendosmërinë dhe sakrificën e tij personale ndaj asaj që beson dhe e konsideron të drejtë!
Lider është ai që ec një hap para shumicës!
Lider është ai që shpesh nuk ka frikë të sfidojë e të përmirësoj veten!
Lider është ai që më vendimarrje dhe i bind ndjekësit t'a mbështesin për misione të përbashkëta!
Lider është ai që nuk pret zgjidhje nga koha, por shpesh e sfidon këtë të fundit!
Lider nuk është ai që frikën e shikon si justifikim për dështim e ndërkohë aksionin si dilemë për t'a shënuar kohën!
Lider është ai që më fjalën dhe prezencën e tij, në mënyrë karizmatike e të natyrshme imponon vullnet dhe vendimmarrje tek ndjekësit e simpatizantët!
Lider është të parashikosh motin, të marrësh çadrën me vete para se të zërë shiu në rrugë!
Lider është ai që e parashikon kohën edhe pak çaste para se të marr vendime!
Lider është ai që jeton për idetë e tij dhe këto të fundit i ka në shërbim të tjerëve!
Lider është mbi të gjitha ai që ka ide!
Lider është ai që ka koherencë në atë që thotë, mendon e vepron!
Lider është ai që mbi të gjitha ka respekt e frikë ndaj vetes përballë pasqyrës!
Lider është ai që njerëzit i ndanë në: kundërshtarë, miq, mbështetës, bashkëpunëtorë apo indiferentë.
Lider nuk është ai që në fillim ka dilemën e pastaj zgjidhjen, por ka vetëm zgjidhjen si mendim dhe pastaj dilemat sesi mund t'a bëj!
Lider është ai që dëgjon shumë, por në fund vendos atë që mendon vetë!
Lider është ai që opinionet e shumicës i ka si shumatore opsionesh për të bërë ose për të mos bërë diçka!
Lideri është lider!
Foto ilustruese
Alban Daci: Lidershipi është mbi të gjitha guxim dhe sfidë!
Lider është ai që kur te tjetër nuk besojne tek vizionet e vendimet e tij, ai jep shembull personal sfidë dhe qëndrestari.
Pse nuk thua që kemi pasur lidera deri tani Enveri, Saliu, Rama. Putini. Ndoshta lideri me hienat e tij është problemi.
PërgjigjuPlus që lideri që përshkruan e mendon gjithmonë burrë lider. Jo grua. E ke shkrujt si burrat.